'Makina me 2 timonë' Tahiri-Vasilit:
Në 4 vite patëm shkopinj nën rrota

'Makina me 2 timonë' Tahiri-Vasilit:<br />Në 4 vite patëm shkopinj nën rrota
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri, shoqëruar nga kreu i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 7 dhe 11, replikoi në distancë me kryetarin e LSI, Petrit Vasili.
 
Sipas Saimir Tahirit gjatë katër viteve të qeverisjes ka pasur shumë shkopinj nën rrota dhe për këtë Partia Socialiste kandidon në zgjedhje me aleatin e  vetëm, qytetarët e Shqipërisë.
 
‘’Dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon.
 
Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet.
 
Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma, është përgjegjësi.
 
Dhe kjo është përgjegjësia jonë, e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës përballë çdo shqiptari që me të drejtë kërkon më shumë punë prej nesh’’, theksoi Tahiri, gjatë prezantimit të kandidatëve Vasilika Hysi dhe Rakip Suli.
 
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili reagoi dje pas deklaratave të Tahirit, që shprehu dëshirën për të qeverisur të vetëm duke thënë se duan të drejtojnë një makinë me një timon.
  
Vasili për t’i kthyer përgjigje PS kujton referendumin e vitit 1994 për Kushtetutën.  “Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994” u shpreh ai në faqen e tij në Facebook.

Ndërsa gjatë takimit, kryetari  Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ndal te opozita duke deklaruar se për një ‘’Republikë të Re’’ nuk mund të qëndrojë, pasi ajo përfaqësohet nga Lulzim Basha i cili gjatë katër viteve që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asgjë.
 
‘’Para se t’ju vijnë deputetët e radhës të PD-së që s’kanë bërë asnjë punë dhe duhet të vijnë të tjerë se nuk kanë mbajtur llafin ata të tjerët, para se të vijnë, shiheni pak ekipin e tyre.
 
Ekipi ynë është: Edi Rama që bëri Tiranën dhe sot po bën Shqipërinë. Ekipi i tyre është Lulzim Basha dhe Sali Berisha që shkatërruan Tiranën dhe Shqipërinë’’, tha kyebashkiaku i Tiranës.
 
Duke u ndalur te reformat e ndërmarra gjatë këtyre viteve ish-ministri Tahiri shtoi se shumë është bërë, por akoma më shumë punë duhet bërë ndaj vota duhet të shkojë për Partinë Socialiste në 25 Qershor.
 
‘’Ka shumë gjasa që këtu ka njerëz që thonë: Ok, keni bërë shumë punë për legalizimet. Po ka shumë gjasë që këtu të ketë akoma njerëz të tjerë që thonë duhet të bëni akoma më shumë punë për legalizimet.
 
Unë e di që ajo shtëpia aty ku janë ato zonjat nuk i është bërë legalizimi. Edhe ku është ai djali, atje në kat të dytë nuk është bërë ende legalizimi. Ju përshëndes të dyve. Kini besim te ne dhe te Partia Socialiste. Shumë shpejt do bëhet legalizimi edhe për ju. Sepse qeveria jonë, e Partisë Socialiste dhe Edi Rama në katër vitet e ardhshme do t’i mbyllë legalizimet në çdo cep të Tiranës dhe në çdo cep të Shqipërisë’’, shtoi ndër të tjera Tahiri.
 
Kryebashkiaku  Veliaj ndërkohë ftoi të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike të votojnë Partinë Socialiste, pasi investimet e bëra në këto vite nga bashkia janë në shërbim të qytetarëve përtej bindjeve partiake.
 
‘’Ne nuk do humbasim asnjë moment që deri në datën 25 Qershor çdo votë edhe e demokratëve të shkojë për Partinë Socialiste.
 
Ju mund të thoni: si mund të shkojë një votë e demokratëve për Partinë Socialiste? Ua them unë si: takojini komshinjtë demokratë dhe u thoni, a i shërbejnë njësoj edhe kalamajve demokratë edhe të socialistëve te ajo çerdhe?
 
A i shërbejnë njësoj edhe kalamajve të demokratëve edhe socialistëve te ai kopësht? A i ndërtojnë njësoj lodrat edhe për kalamajtë e demokratëve dhe të socialistëve?
 
A e bëmë sapo, gjithë bllokun e Doganave rehabilitim total me ujësjellës, me kanalizime me asfalt, me ndriçim, me gjelbërim edhe për demokratët edhe për socialistët?’’ nënvizoi Veliaj.
 
Fjala e Tahirit dhe Veliajt
Saimir Tahiri: Sot dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon. Unë nuk e di pse i shkon medja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet. Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma. Është përgjegjësi. Dhe kjo është përgjegjësia jonë, e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës përballë çdo shqiptari që me të drejtë kërkon më shumë punë prej nesh.
 
Ka shumë gjasa që këtu ka njerëz që thonë: Ok, keni bërë shumë punë për legalizimet. Po ka shumë gjasë që këtu të ketë akoma njerëz të tjerë që thonë duhet të bëni akoma më shumë punë për legalizimet. Unë e di që ajo shtëpia aty ku janë ato zonjat nuk i është bërë legalizimi. Edhe ku është ai djali, atje në kat të dytë nuk është bërë ende legalizimi. Ju përshëndes të dyve. Kini besim te ne dhe te Partia Socialiste. Shumë shpejt do bëhet legalizimi edhe për ju. Sepse qeveria jonë, e Partisë Socialiste dhe Edi Rama në katër vitet e ardhshme do t’i mbyllë legalizimet në çdo cep të Tiranës dhe në çdo cep të Shqipërisë.
 
Një kandidat për kryeministër që është Lulzim Basha, mund të ketë ende demokratë se nuk po them qytetarë normalë nga ata që kanë votuar Partinë Socialiste apo partitë e tjera; demokrat, që mund të besojë se Lulzim Basha mund të bëhet kryeministër? Ai nuk ka hallin të bëhet kryeministër dhe as të fitojë zgjedhjet. Ai do të legalizojë shtëpinë e vet. Ne kemi hallin të legalizojmë shtëpinë e atij zotërisë, e asaj zonjës, të legalizojmë shtëpitë në çdo cep të Tiranës. Ai ka hallin të legalizojë partinë. Le të merret me partinë e vet. Ne duam të merremi me qytetarët.
 
Erion Veliaj: Para se t’ju vijnë deputetët e radhës të PD-së që s’kanë bërë asnjë punë dhe duhet të vijnë të tjerë se nuk kanë mbajtur llafin ata të tjerët. Para se të vijnë shiheni pak ekipin e tyre. Ekipi ynë është: Edi Rama që bëri Tiranën dhe sot po bën Shqipërinë. Ekipi i tyre është Lulzim Basha dhe Sali Berisha që shkatërruan Tiranën dhe Shqipërinë.
Kemi nga sot 25 ditë fiks të shkojmë të çfarëdo lloj banori le të jetë më PD-në, mjafton që të hapin sytë dhe të shikojnë sesi po ndryshon Tirana për t’i thënë: lëre mo vëlla Partinë hajde shohim punën dhe t’ia japim votat Partisë Socialiste që është ekipi ynë i punës.
 
Ne nuk do humbasim asnjë moment që deri në datën 25 Qershor çdo votë edhe e demokratëve të shkojë për Partinë Socialiste. Ju mund të thoni: si mund të shkojë një votë e demokratëve për Partinë Socialiste? Ua them unë si: takojini komshinjtë demokratë dhe u thoni, a i shërbejnë njësoj edhe kalamajve demokartë edhe të socialistëve te ajo çerdhe? A i shërbejnë njësoj edhe kalamajve të demokratëve edhe socialistëve te ai kopsht? A i ndërtojnë njësoj lodrat edhe për kalamajtë e demokratëve dhe të socialistëve? A e bëmë sapo, gjithë bllokun e doganave rehabilitim total me ujësjellës, me kanalizime me asfalt, me ndriçim, me gjelbërim edhe për demokratët edhe për socialistët?"

Me pas Tahiri publikoi nje set me foto nga takimi elektoral ne Tirane ku serish ngacmoi me fjalen 'Tahma'.
tahiri tahma

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur