Një ditë pas deklaratës të deputetit socialist Erjon Braçe ku bënte përgjegjëse kompaninë “Bankers” për shpërthimet në Marinzë të Fierit, përplasja mes tyre ka vazhduar sërish në distancë. Kompania kanadeze në një deklaratë për mediat duke i dhënë përgjigje deputetit socialist për mënyrën shpërthimit thekson se gjithçka ka qënë transparente para dhe pas incidentit.
Sipas deklaratës “Bankers” thekson se gjatë këtyre diteve ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin e Energjise, Policine e Shtetit, Prefekturen, Drejtorine e Emergjencave Civile, Pushtetin Vendor, AKBN, Albpetrol, Agjensin Rajonale te Mjedisit dhe Drejtorin e Shendetit Publik. Bankers thotë se po punon me komisionin e vleresimit të dëmeve per te identifikuar demet e shkaktuara dhe menyren e kompensimit.
Po ashtu kompania i kujton deputetit Braçe kontributin e saj në financat shqipetare. Bankers thotë se në këto 10 vite ka investuar 1.2 miliarde USD e ndërsa në vitin 2014 ka punësuar 2000 punonjës.
Deklarata e plotë e "Bankers" për Erjon Braçen
Por disa orë më vonë ka ardhur dhe reagimi i deputetit të PS-së, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë. Në një status në rrjetin social Facebook Braçe edhe njëherë thekson se kompania është përgjegjëse për pasojat dramatike.
Ai i kërkon sërish komopanisë kanadeze teknologjinë e përdorur. Sa i përket fitimit të shtetit shqiptar Braçe shkruan se “ne ende nuk marrim tatim fitimi nga aktiviteti tregtar i Bankers Petroleum”. Kryetari i komisionit të Ekonomisë thekson se zona është e pabanueshme, e për këtë Bankers duhet të paguajë. “Gjykata të vendosë deri në ç’nivel duhet të paguajë Bankers”, thekson Braçe.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sipas deklaratës “Bankers” thekson se gjatë këtyre diteve ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin e Energjise, Policine e Shtetit, Prefekturen, Drejtorine e Emergjencave Civile, Pushtetin Vendor, AKBN, Albpetrol, Agjensin Rajonale te Mjedisit dhe Drejtorin e Shendetit Publik. Bankers thotë se po punon me komisionin e vleresimit të dëmeve per te identifikuar demet e shkaktuara dhe menyren e kompensimit.
Po ashtu kompania i kujton deputetit Braçe kontributin e saj në financat shqipetare. Bankers thotë se në këto 10 vite ka investuar 1.2 miliarde USD e ndërsa në vitin 2014 ka punësuar 2000 punonjës.
Deklarata e plotë e "Bankers" për Erjon BraçenPor disa orë më vonë ka ardhur dhe reagimi i deputetit të PS-së, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë. Në një status në rrjetin social Facebook Braçe edhe njëherë thekson se kompania është përgjegjëse për pasojat dramatike.