Një fitore ose 3 pikë mund të mos i mjaftojnë Shqipërisë për t’u kualifikuar e para në grupin e Ligës së Kombeve, por 2 pikë po. Skenari i çuditshëm funksion vetëm nëse Shqipëria barazon fillimisht me Finlandën dhe më pas me Bjellorusinë, duke marrë të mirëqenë se të dyja këto kombëtare do të fitojnë ndeshjen respektive kundër San Marinon. Në këto kushte Shqipëria, Bjellorusia dhe Finlanda do të shkonin në kuotën e 11 pikëve dhe kuqezinjtë do të renditeshin të parët për shkak të golavarazhit në përballjet direkte.

Mirëpo duhet patur kujdes. Në rast se Shqipëria merr 3 pikë, duke humbur me Finlandën dhe më pas duke fituar me Bjellorusinë ka shumë gjasa të mos e mbyllë e para grupin. Duke e cilësuar fitore të sigurtë përballë San Marinos Finlanda do të shkonte 13 pikë, ndërsa Shqipëria 12. Katër pikë, 1 fitore dhe 1 barazim, por edhe 6 pikë me dy fitore, i kualifikojnë kuqezinjtë automatikisht në vendin e parë.

Po kush janë favoret e vendit të parë? Shqipëria do ngjitej direkt në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe do ti jepej një shans të merrte pjesë në ‘play-off-et’ e Botërorit 2028.

Sa i takon përballjes së parë këtë nëntor me Finlandën me 12 nëntor në Air Albania historia favorizon miqtë. Në 8 përballje Shqipëria ka fituar 2, barazuar 1 dhe humbur 5 kundër Finlandës. E fundit në tetor kur kuqezinjtë u mposhtën 2-1 me përmbysje.

Për Shqipëri-Finlandë, siç bën me dije FSHF, janë shitur të gjithë biletat dhe do të jetë një stadium i mbushur plot

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
I akuzuar se favorizoi Argjentinën në Botëror, gjyqtari portugez arbitron sfidën Shqipëri-Finlandë në Tiranë

Për duelin e Tiranës UEFA ka caktuar arbitra portugez, me kryesor Joao Pinheiro, i cili ka një karrierë të njohur ndërkombëtarisht. Në 2026 gjykoi në Botëror, duke përfunduar edhe i akuzuar se favorizoi Argjentinën.

Në ndeshjen çerekfinale kundër Zvicrës ai ndëshkoi me karton të kuq Embolo-n kur rezultati ishte 1-1. Më pas Argjentina fitoi në shtesë me rezultatin 3-1, duke kaluar në gjysmëfinale. Episodi shkaktoi shumë bujë, pasi fillimisht Pinheiro dha të verdhë për Paredes, i cili ndërhyri ndaj Embolo-s, por për shkak të një rregulli të ri, ‘gabim në identifikimin e lojtarit’ që u dha me VAR, kartoni i verdhë kaloi te sulmuesi i Zvicrës. Duke qenë se ishte i dyti për Embolo-n ai u përjashtua nga ndeshja.