'Mbetjet', Blushi: Qeveria s'e sjell 
ligjin në Kuvend, ka frikë shqiptarët

'Mbetjet', Blushi: Qeveria s'e sjell <br />ligjin në Kuvend, ka frikë shqiptarët
Deputeti Ben Blushi iu rikthye ligjit të "Mbetjeve", duke e cilësuar atë si turp të qeverisë. Nga foltorja e Kuvendit, përfaqësuesi i partisë LIBRA u shpreh se ligji nuk vjen në Kuvend për shkak të presionit popullor kundër Importit të Mbetjeve.
 
"E di pse nuk e sillni ligjin sot, jo se nuk keni votat, se vota keqbërësish keni në këtë parlament, por për shkak të presionit popullor që është mbledhur te dera e parlamentit. Për shkak se ka një valë që nga frika e këtij presioni kërkon ta modifikojë ligjin, çka bie në kundërshtim me procedurën parlamentare. Ligji nuk mund të modifikohet pa kaluar dekretin e Presidentit", u shpreh Blushi.  
 
Ai theksoi se Italia dhe Greqia kanë bërë gati eksportin e mbetjeve në drejtim të Shqipërisë dhe presin miratimin e ligjit.
 
"Përreth nesh janë përgatitur kazanët e jugut të Italisë dhe greqisë veriore për t'u derdhur në Shqipëri. Më tha një mik, që i kishte thënë kryetari i Bashkisë së Korfuzit, kalojeni shpejt atë ligjin e mbetjeve që të sjellim mbetjet, se s'kemi ku t'i dërgojmë", tha ai.
 
Ish-deputeti socialist theksoi gjithashtu se ligjin që ka miratuar qeveria nuk e ka asnjë shtet i rajonit.
 
"Të na tregojnë këta kazanologët e rilindjes se kush ka një ligj të ngjashëm si ky. Nuk e besoj se BE i kërkon Shqipërisë një ligj të tillë kur nuk ka kapacitet. Nuk ka asnjë vend nga Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, që të ketë një ligj që importon mbetjet. Dhe BE nuk mund t'i kërkojë të hapin dyert për t'u kthyer në kazanë plehrash", shtoi Blushi.  
 
Ai iu referua edhe problemeve shëndetësore që sjellin te popullata mbetjet urbane. "Shqipëria po kap vendin e parë në Europë për rritjen alarmante të sëmundjeve kancerogjene. Specialistë thonë se po ulet numri i të prekurve nga kanceri, po shkon në 30 vjeçarë, në 20 vjeçarë. Nga ndotjet në atmosferë, nga gazrat, uji i kontaminuar, ndotjet në ushqim. Mbetjet e Europës do sëmurin edhe ata që sot janë të shëndetshëm". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptajra.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar