'Mbyllet' për evazion Universiteti
Ndërkombëtar,40 mln lekë detyrime

TIRANE – Një detyrim tatimor prej rreth 40 milionë lekësh, e cila pretendohet nga Tatimet se, nuk është shlyer nga Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës, ka bllokuar rreth 400 studentë të futen në ambjentet e Universitetit për të zhvilluar mësimin. Mësohet nga burime nga Drejtoria e Tatimeve, se UNT ka 4 vjet pa paguar detyrimet që ka deklaruar vet.

Inspektorët e Hetimit Tatimor dhe forcat e komisariatit numër 1, kanë rrethuar godinën e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, pranë zonës të njohur si Vilat Gjermane, dhe nuk kanë lejuar asnjë person, nga stafi akademik apo studentë, të hyjnë në godinë.

Burime pranë Drejtorisë së Tatimeve thanë për gazetarin e A1 REPORT, Gerti Xhaja se universiteti nuk ka shlyer gjobën prej 40 milionë lekë të reja. Studentët nuk janë lejuar të ndjekin studimet, ndërsa pritet shlyerja e detyrimeve nga Universiteti privat për të hequr masës e sekuestros nga hetimi tatimor.

Në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës, studiojnë rreth 348 studentë nga Tirana dhe rrethet, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

REAGON UNIVERSITETI NDERKOMBETAR I TIRANES
Pas mbylljes së dyerve të godinës ka reaguar zyrtarisht edhe Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës. Ky institucion deklaron se, “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk respekton Ligjin tatimor Nr. 9920. UNT-ja,me datë 24 prill 2014, ka paguar të gjithë vlerën e detyrimit tatimor. Kanë ngelur interesat dhe gjobat. Borxhi i UNT-së, nuk është 40 milionë lekë, por shumë më i vogël, i cili në baze të ligjit duhet negociuar për tu paguar me këste deri në dhjetor 2015, siç e ka Ligji.
 
“UNT-ja, deklaron me përgjegjësi që DPT-ja, është në papërgjeshmeri totale ndaj Ligjit tatimor, Kushtetutës, dhe ndaj UNT-së, me vendimin e saj. Ne do të vazhdojmë denoncimin tonë, rrugët ligjore, protestat deri në vënien e drejtësisë, ndaj dhunës së DPT”, thuhet në reagimin e universitetit.
 
Përfaqësuesit e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës deklarojnë se, “protestat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemit dhe deri në sqarimin e plotë të çështjes duke njoftuar të gjithë opinionin publik, brenda dhe jashtë vendit”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve