Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta të së shtunës, në një lokal pranë “ish- zooteknikës”, kur Elvis Hoxha qëlloi mbi Hermes Beqirin, i cili ndodhej së bashku me 3 persona të tjerë brenda ne lokal. Bashkë me Elvis Hoxhën është arrestuar edhe një 17-vjeçar tjetër me inicialet D. H., i cili ka qenë bashkëpunëtor në krim. Sipas Drejtorit të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
VIDEO/ Deklarata e plotë nga policia
Ndërkohë, Policia e Shkodrës bën me dije se ka arrestuar edhe 21-vjeçarin Bekim Turishta me akuzën e moskallëzimit të krimit. Ndërkohë, Hermes Beqiri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. Dy 17-vjeçarët do akuzohen për vrasje e mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
VIDEO/ Shkodër, arrestohen në kohë rekord autorët e vrasjes
Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe ushtron me përgjegjësi të plotë detyrën duke iu përgjigjur me ashpërsinë e ligjit çdo ngjarje apo situatë kriminale. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe ofrojnë informacion në numrin falas 112 dhe 129, duke ndërtuar bashkë një ambjent më të sigurt e të qetë.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO







