'Muza ime,Musine Kokalari',vijojnë në
Vlorë aktivitetet për vitin e disidentes

'Muza ime,Musine Kokalari',vijojnë në<br />Vlorë aktivitetet për vitin e disidentes
VLORË-Në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë është organizuar këtë të premte aktiviteti “Muza ime, Musine Kokalari” nga muzeu që mban emrin e saj.
 
Në këtë aktivitet merrnin pjesë personalitete në fushën e letrave dhe studiues të njohur nga Vlora dhe Tirana.
 
Studiuesit folën për jetën dhe veprën e martires së demokracisë Kokalari, për nxënësen e mençur të shkollës së mesme “Nëna Mbretëreshë” që e mbaroi në Tiranë dhe studenten shkëlqyer e cila në vitin 1937 u nis drejt Universitetit të Romës.
 
Aktiviteti në Vlorë është vijim i manifestimeve zyrtare që kanë nisur në Tiranë e rrethe të tjera të vendit për 100-vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit.
 
Gjatë aktivitetit studiuesja Marinela Meminaj rrëfeu kalvarin e vuajtjeve të Musine Kokalarit, e cila u dënua me 15 vjet burg politik deri në 1961.
 
Meminaj kujton se kur u lirua Musineja vazhdoi të ishte sërish e izoluar, kësaj here në internim, për njëzet e dy vjet të tjera deri në vitin 1983, kur do të ndërronte jetë në qytetin e Rrëshenit në një shtëpi përdhese mes baltës e mjerimit.
 
Ndërsa shkrimtari Agron Tufa foli për vlerat e Musine Kokalarit si shkrimtare.

“Lasgush Poradeci shkruante: Musine Kokalari ka një talent që meriton të vihet në dukje, zëri i jetës, kapja e pas në sfond dhe në formë dhe në shfaqje imediate pa asnjë ndërmjetësim, ky është një origjinalitet letrar”, tha Tufa.
 
Studiuesi Bardhosh Gaçe bëri një profil të plotë të Musine Kokalarit si studiuese dhe si një patriote që punonte me vizionin e dashurisë për vendin e saj.

“Ajo përfytyronte një letërsi kombëtare për vendin e vet dhe kombin, që e përdori në mënyrën më të mirë të mundshme në krijimtari. Letërkëmbimet me Poradecin shpjegojnë më se miri se Kokalari kishte një qëllim të rëndësishëm, interpretohet si vlerë preferenciale të kulturës popullore”, tha Gaçe.
 
Shkrimtarja e re Musine Kokalari u dënua nga regjimi komunist. Ajo është e para grua disidente, sepse guxoi të krijonte Partinë Social-Demokrate në vitin 1943, duke kundërshtuar hapur diktatorin Enver Hoxha për vendosjen e regjimit komunist në vendin e saj. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë