Këngëtarja Aurela Gaçe ka kujtuar sot kolegun e saj DR. Florin, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2014.

Në këtë ditë të veçantë për Dr. Florin, e cila është dita kur ai kishte ardhur në jetë, Aurela sjell disa vargje emocionuese për kolegun e saj, me të cilin ka qenë shumë e lidhur.

Postimi i Aurela Gaçes:
Sot ne kete ditelindje, nisa te shoh fotot e tua...dhe dua te te them se na mungon shume o shok ...ti vete e shkrove, SE JETA SHKON....  Dr. Flori #Ëest Side Family.

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon,

Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon.

aurelaa
(Postimi i këngëtares Aurela Gaçe për Dr. Florin)

d.c./shqiptarja.com