Kryeministri Edi Rama ka njoftuar qytetarët se tashmë ministrja ‘Diella’ do të ndihmojë këdo që ka vështirësi për përdorimin e portalit e-Albania, duke nisur që nga gjetja e shërbimit e deri te plotësimi i formularëve.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se 19 shërbime tashmë janë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania, sipas kryeministrit mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit.
Reagimi i Ramës:
Të dashur prindër dhe gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës dhe ajo ju ndihmon hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit te plotësimi i formularëve e-Albania
19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit
Ndiqni udhëzimet në video dhe shikoni sa e thjeshtë është










Komente
Komento