'Ndal policia' 2 të dhunuar në pritë
nga 4 persona të maskuar në Vlorë

VLORE- Pas ngjarjes së mëngjesit të djeshëm në Llakatund ku u qëllua me armë zjarri ndaj një mjeti 4 herë, por fatmirësisht nuk mbeti asnjë i plagosur, një tjetër ngjarje u shënua në mbrëmje në të njëjtin fshat.
 
Një automjet me 4 persona të maskuar i kanë zënë pritë 2 personave me inicialet M.Sh. dhe K.H. nën thirrjen “ndal policia” që po udhëtonin me makinë.
 
Menjëherë më pas sipas burimeve të policisë 4 personat kanë tentuar të futen forcërisht në makinë por refuzimi i tyre ka çuar në përleshje mes njeri- tjetrit ku për pasojë një prej personave u godit në kokë me qytën e armës si dhe grushte në trup.
 
Gjatë përleshjes personat e armatosur kanë goditur me armë në ajër.
 
Në vendngjarje mbërriti policia e cila mori në pyetje të dhunuarit si dhe shoqëroi disa persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen .
 
Dyshohet që ngjarja e mbrëmjes ka lidhje me atentatin e mëngjesit të djeshëm si shenje hakmarrje për cfarë ndodhi, por ende vazhdojnë hetimet.
 
Njoftimi i policisë Vlorë
Më datë 28.02.2017, ora 20.00, në fshatin Llakatund, lagjia Grabian, shtetasi M.Sh., i datëlindjes 05.03.1977, i cli ka qënë duke drejtuar mjetin tip Audi me targa AA 248 HF, së bashku me shtetasin K.H., i datëlindjes 27.04.1992, banues në fshatin Llakatund, u ka dalë para një mjet tip Benz me targa VL23 1 C, u ka zënë rrugën, nga ku kanë dalë katër persona të panjohur, të cilët janë konfliktuar fizikisht duke goditur me grushta e sende të forta, shtetasin M.Sh., dhe janë larguar.
 
Punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Materialet hetimore do referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Neni 84. 89 KP. “Kanosja”. ‘’Plagosja e lehtë me dashje’’. Nr. Unik VLVL170170.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion