'Ngelëm kafe e bilardo' Ja si u
përgjigjet Rama të rinjve në Kamëz

'Ngelëm kafe e bilardo' Ja si u<br />përgjigjet Rama të rinjve në Kamëz
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa të rinj në Kamëz për t'u njohur me problemet që i shqetësojnë, por edhe mundësitë për të ardhmen.
 
Të rinjtë u shprehën se në Kamëz ka shumë pak alternativa, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në bilardo dhe kafe, pasi sipas tyre nuk ka biblioteka, por edhe mundësi të tjera.
 
"Në Kamëz nuk kemi hapësirë ku të lexojmë. Kërkojmë një biblioteke të mirëfilltë, detyrohemi të hyjmë në kafe për të lexuar. Kemi nevoje edhe për një muze" thanë disa prej tyre gjatë diskutimit.
 
Ndërsa Rama u shpreh se duhet gjetur mënyra që idetë të bëhen projekte dhe që të bëjmë të mundur financimin, pasi sipas tij, dallimi mes ëndrrës dhe realitetit është projekti.
 
"Nuk i sjellin lekët idetë, por idetë sjellin lekët. Mbështesim projektet e të rinjve ambiciozë. Ardhja ime nuk është kot sot këtu me ju për të diskutuar.
 
Është e gabuar se duke qëndruar larg njerëzve sikur kanë zgjeben, ruan shëndetin tënd. Unë them se sa më shumë njerëz takon, aq më shumë politika është mjet. Ideja që i qëndron larg është gabim, pasi kjo që tregoni ju lidhet me politikën
" u shpreh ndër të tjera Rama. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit

Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit