Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e konsideron si ora e bardhë për Çamërinë kërkesën e Komisionerit Hahn për të trajtuar çështjen çame në kuadër të axhendës së çështjeve të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Idrizi shprehet se ora e bardhë për Çamërinë sapo trokiti. "Kam përsëritur pa u lodhur se çështja çame është aq afër sa ne punojmë çdo ditë".
Komisioneri Hahn deklaroi se "Komisioni mirëpriti faktin se Shqiperia dhe Greqia po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe.
Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame”.
Deklarata e PDIU
Lajm i madh erdhi, ora e bardhë për Çamërine dhe padrejtesitë shekullore sapo trokiti....
Komisioneri Hahn i kërkon zyrtarisht Greqisë të trajtojë çështjen çame në kuadër të axhendës së çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.
Kam përsëritur pa u lodhur se çështja çame është aq afër sa ne punojmë çdo ditë.
Një punë e palodhur, sakrifica dhe dashuri për kauzën tonë të rikthimit të dinjitetit të popullsise martire çame sot solli futjen zyrtare të çështjes ne axhendën zyrtare të BE.
Faleminderit te gjithëve. Fitorja jonë e rradhës. Ne nuk do harrojmë kurrë!!
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com