'Obelisku'. Basha akuza Ramës
"Shqipëria rënkon, Vajmedeti krihet"

'Obelisku'. Basha akuza Ramës<br />"Shqipëria rënkon, Vajmedeti krihet"
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit e cilësoi PD simotër të PPSH lidhur me akuzat e tyre për shembjen e “Obeliskut të Demokracisë”.

Përmes postimit në rrjetet sociale, Basha akuzon se sipas tij, në kushtet kur vendi po rënkon nga përkeqësimi gjithnjë e më i madh i situatës në vend, kryeministri “pështyn mllefe ndaj opozitës”.

Sipas Bashës, të gjitha aspekte në vend janë rënduar, ndërsa nënvizon se nga ana tjetër Rama “krihet me furcet e vjetëruara plot llum mëkatesh të reja e të vjetra”

“Shkatërrim, urrejtje, përbaltje! Kaq di Vajmedeti që shtyn ditët duke pështyrë mllefe dhe duke trashur zullumin. Ku jemi pyesin shqiptarët? Ku është shëndetësia falas, ulja e cmimit të energjisë, ulja e cmimit të mallrave të shportës, legalizimet falas, 300 mijë vendet e punës!  Nuk ka vende të reja pune. Asnjë për be! Jetesa cdo ditë e më e vështirë. Mijëra burra e gra, të rinj e të reja në rrugë prej barbarisë e tij të paligjshme! Mijëra të tjerë i pret papunësia, pasiguria dhe varfëria, ekonomia rrokulliset. Tenderat e ilaceve i griu korrupsioni qeveritar dhe mafia në pushtet. Cmimi i energjisë drejt rritjes. Taksat drejt rritjes së dytë. Droga derdhet lumë drejt fqinjve. Policia dhe drejtësia japin llogari para trafikantëve dhe vrasësve me kostum parlamentar. Shqipëria rënkon. Vajmedeti krihet me furcet e vjetëruara plot llum mëkatesh të reja e të vjetra!” shkruan Basha në Facebook.

Shembja e “Obeliskut të Demokracisë” nga qendra e qytetit të Kavajës, ka sjellë akuza dhe kundërakuza ndërmjet palëve politike më të mëdha në vend. 

basha fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore