Malik me keqardhje i ka komunikuar fansave të tij vendimin që ka marrë duke u shprehur se nuk kishte qenë aspak e lehtë për të, por po kalon një fazë kritike dhe ka nevojë të jetojë si një 22-vjecar normal, pa qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. “Kam 4 miq të mirë; Louis, Liam, Harry dhe Niall. E di që ata do vazhdojnë të jenë më të mirët”,- shprehu këngëtari mbështetjen për miqtë dhe kolegët e tij.
Lidhur me këtë situatë reagoi dhe Simon Cowell, producenti i talent show ‘X Factor’, nga ku edhe u krijua grupi simpatik ‘One Direction’. “Do doja ta falënderoja Zayn për gjithçka që ka bërë për grupin,- u shpreh ai,- qëkur e takova për herë të parë në 2010, kam qenë gjithnjë e më shumë krenar për të. E kam parë teksa rritet dhe më vjen keq ta shoh teksa largohet. Sa për fansat e ‘One Direction’, mund t’i siguroj fansat që pjesëtarët e tjerë të grupit janë shumë të emocionuar për të ardhmen e bandës”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)