'Pakti Detar', Ilir Meta: Pata një
takim bashkëpunues me Ramën

'Pakti Detar', Ilir Meta: Pata një<br />takim bashkëpunues me Ramën<br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka konsideruar bashkëpunues takimin me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë në Presidencë. Kreu i qeverisë mbërriti në zyrën e Metës pasditen e të mërkurës dhe në fokus të bisedë ishte pakti detar me Greqinë dhe autorizimi i kreut të shtetit për nisjen e negociatave me fqinjin jugor. 

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës, Meta tha se kreu i qeverisë ishte tepër bashkëpunues për këtë çështje. Ai shtoi se marrëveshjen e re me Greqinë po e ndjekin të gjithë me shumë kujdes. "Marrëveshja duhet të jetë e drejtë dhe të mbyllë njëherë e mirë këtë çështje mes dy vendeve".

Ndërsa në lidhje me zërat se ka një krizë institucionale mes Presidencës dhe qeverisë, Meta i mohoi këto fjalë. "Nuk shikoj asnjë problem mes Presidentit dhe qeverisë. Kemi qenë në një proces bashkëpunimi të vazhdueshëm", tha Presidenti Ilir Meta.

Duke përdorur termin "marrëveshje e re detare me Greqinë", Presidenti i Republikës u kujdes të sqaronte se pakti i 2009-ës nuk ekziston më. "Marrëveshja e detit e 2009 nuk ekziston më. Nuk kam asnjë emocion për të", tha Ilir Meta. 

Kreu i shtetit nuk ka dhënë një afat konkret se kur do japë autorizimin për nisjen e negociatave me Greqinë, pas dy letrave që i ka dërguar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati të cilit i kërkon informacion shtesë mbi atë se çfarë do negociohet. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet