'PD do mbetet kujtim', Basha: Do
dalim më të fortë nga kjo betejë

'PD do mbetet kujtim', Basha: Do<br />dalim më të fortë nga kjo betejë
Pas deklaratave të kreut të qeverisë Rama se PD rrezikon të mbetet pjesë e së shkuar nëse nuk do marrë pjesë në zgjedhje ka reaguar dhe kryedemokrati Basha.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shkruan se PD do të dalë më e fortë nga kjo betejë si dhe i drejtohet Ramës që të mos shtiret sikur i intereson se ç’do ndodh me këtë forcë politike.
 
“Partia Demokratike do të dalë më e fortë nga kjo betejë, ndërsa Shqipëria do të ketë Republikën e Re, të vërtetë dhe perëndimore. Ndaj me dinakërinë e tij të zakonshme sot u shtir sikur ka hallin e Partisë Demokratike”, shprehet Basha.
 
Gjithashtu kreu i opozitës ka hedhur akuza të forta se Rama është përpjekur të vijë në pushtet duke blerë çdo gjë, por sipas tij kjo metodoë nuk i ka ecur me Partinë Demokratike.  
 
“E gjithë karriera e Edi Ramës është ngritur mbi blerjen e të gjithëve dhe çdo gjëje, të partisë, të aleatëve, të partnerëve, të bizneseve, të mediave, të shoqërisë civile. Me zhagen e lejeve të ndërtimit, të koncesioneve, të favoreve, të parave publike, Edi Rama ka blerë rrugën e tij deri në majën e pushtetit.
E vetmja që nuk ka blerë dot ndonjëherë Edi Rama ka qenë Partia Demokratike”,
shkruan Basha,
 
Ai ka komentuar dhe listat e deputetëve të bëra dje publke nga Rama, ku sipas tij “mbylli edhe pazaret e fundit me ata që shiten dhe blihen”.
 
“Dje pasi mbylli edhe pazaret e fundit me ata që shiten dhe blihen, pasi bëri një listë kandidatësh me deputetë pasuria e të cilëvë e kalon edhe prodhimin kombëtar të Shqipërisë, Edi Rama kuptoi se prapë nuk mund të blejë dot pluralizmin dhe demokracinë, sepse demokratët e vërtetë nuk u shitën", shpreh kreu i opozitës. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën