Për thuajse dy orë, zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me pajisjen e përgjimit që disponon policia shqiptare.
Numri dy i Policisë së Shtetit u mor në pyetje nga prokurorja Anisa Qilimi, ndërsa mësohet se ka dhënë sqarime për rrethanat në të cilat është marrë pajisja e përgjimit dhe përdorimin e saj nga policia.
Në ditët në vazhdim pritet që edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, të japë shpjegime përpara organit të akuzës.
Prokuroria ka kërkuar nga Policia pajisjen e përgjimit, por sipas uniformave blu ajo i përket Interforcës italiane.
Një ditë më parë, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se bëhet fjalë për një pajisje që vetëm lokalizon numrat e telefonit dhe nuk përgjon bisedat apo mesazhet në celular.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Tahiri-deputetëve të PS: Sa të jem ministër, askush s'do përgjohet