'Prit Europë'...Blogerja amerikane:
 Riviera shqiptare një parajsë

'Prit Europë'...Blogerja amerikane:<br /> Riviera shqiptare një parajsë
Plazhe të bardha tërësisht bosh me ujë të kristaltë ngjyrë blu, ushqime të freskëta deti, bakllava dhe verë e zonës; për të mos folur për çmimet aq të ulëta sa e bëjnë Tajlandën të duket e shtrenjtë – a nuk është juglindja e Europës thjesht e mrekullueshme?”. Kështu e nis shkrimin e saj Silvia, një blogere mjaft e njohur amerikane e cila ka vizituar mbi 100 shtete në të 5 kontinentet në dy vite. Habia dhe mrekullimi i saj me Shqipërinë  vazhdon në çdo paragraf e fotografi të shkrepur, duke e përshkruar vendin tonë kështu: “Prit. Europë?

Duket gati e pamundur në fakt të gjesh një parajsë me plazhe të tilla në Europë këto ditë, aq më pak që të jenë kaq të përballueshme ekonomikisht. Po, kjo është pikërisht ajo çfarë të ofron riviera e Shqipërisë!

Ndoshta nuk është vertet e gjitha e pazbuluar, por në muajin qershor unë dhe Dan mundëm të vizitonim pothuajse të gjitha plazhet vetëm për vete.

Pasi rashë në dashuri me Rivierën shqiptare vitin e kaluar, mezi prita të rikthehesha sërisht – këtë vit me një makinë! Pasi pata kaluar disa ditë në plazhet e Sarandës, Ksamilit, Himarës dhe Vlorës (gjithashtu vizitova dhe Lazaratin, por kjo është një tjetër histori..), këtë herë vendosa të eksploroja çdo qoshe të Rivierës për të zbuluar vendet më të bukura sekrete ku mund të bëhej plazh. Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë bëra!
Saranda

Saranda është qyteti më i madh përgjatë vijës së Rivierës Shqiptare, megjithëse me rreth 30 mijë banorë nuk është mjaft i madh. Por ky qytet është padyshim destinacioni kryesor i turistëve që duan të vizitojnë Rivierën, – nuk është më i miri për plazhe, por është një bazë e shkëlqyer nga ku mund të eksplorosh plazhet përreth, ashtu si dhe destinacione të tjera turistike si Butrinti, gërmadhat e një qyteti antik të vendosur në një pyll të dendur.”

Përshkrimi i blogeres Silvia është i mbushur plot detaje të veçanta ndërsa e ngre vendin tonë në piedestal për të gjithë bukurinë e pabesueshme dhe kënaqësinë që të ofron. Ajo që nuk lë shpesh pa përmendur janë çmimet e lira, teksa i krahason me ishullin e Korfuzit që ka të njëjtin det dhe paguhet 3-fishi i plazheve në Shqipëri.

Ndërsa flet me superlativa për mikpritjen e hoteli ku ka qëndruar, shpjegon se Ksamili, Syri i Kaltër dhe udhëtimi fantastik nga Saranda drejt Himarës e Butrintit ishin momentet më mbreslënëse të udhëtimit të saj, duke ja rekomanduar atë të gjithëve, si një vend që duhet vizituar me patjetër! /atsh/
riviera
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona