'PS t'i kërkojë falje'! Braçe: Boden
e 'vrau' PD,s'është më gjallë

'PS t'i kërkojë falje'! Braçe: Boden<br />e 'vrau' PD,s'është më gjallë<br /><br>
Debatet e forta kanë shoqëruar Komisionin e Ekonomisë, teksa temë diskutimi ishte heqja e akcizës për pijet energjetike. Anëtarët e djathtë ju kanë kërkuar kolegëve socialistë t’i kërkojnë falje ish-deputetit të PD, Ridvan Bode, ish-ministër i Financave në qeverisjen e Berishës, me pretendimin se e kanë akuzuar për klientelizëm para katër vitesh pa të drejtë.

Tabaku dhe Spaho thanë se PS deshi të falimentojë Boden ndaj dhe për këtë duhet t’i kërkojë falje. Por nga ana tjetër, Erjon Braçe është përgjigjur se Bode nuk është më gjallë politikisht, pasi e ‘vrau’ vetë PD

Braçe: Bode nuk është më gjallë politikisht, dhe fatkeqësisht e ‘vrau’ partia.

Tabaku: Duhet t’i kërkoni falje. Para katër vitesh e akuzuat për klientelizëm.

Spaho: Thojini ‘më fal’ Bodes, atë që deshët ta falimentonit. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje