Jo me një fjalim, por me këngë e çifteli, Ali Ahmeti ka përcjellë mesazhin e tij për bashkimin e shqiptarëve këtë 28 Nëntor. Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut është bërë pjesë e festimeve të shqiptarëve të diasporës në Zvicër, ku, i ulur në një odë burrash mes flamujve kuqezi, i ka kënduar lidhjes mes Prishtinës e Tiranës, Çamërisë dhe unitetit kombëtar.

“Sikur qan fëmija për nanën,
qan Prishtina, o, për Tiranën.
Çon mesazh edhe Çamëria,
o, unitet, o, të ketë Shqipëria”, këndon Ahmeti.

Në odën ku valëviten ngjyrat kuqezi dhe ku portretet e Adem Jasharit, Ismail Qemalit, Skënderbeut e Isa Boletinit zënë vend krah njëri-tjetrit, shqiptarët e diasporës u bën bashkë për të kremtuar një datë që i bashkon përtej kufijve.

Gju më gju me njëri-tjetrin, nën tingujt e çiftelisë dhe vargjet e këngëve patriotike, ata kanë festuar Ditën e Flamurit dhe kujtuan daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dy festa të rëndësishme për të gjithë shqiptarinë. 


Lajmi kryesor:

28 Nëntori bashkon shqiptarët në rajon, Prishtina vesh kuqezi monumentin 'Newborn', festime në Prizren e Tetovë! Në Preshevë ngrihet flamuri kombëtar