'Rezultoi'me HIV/AIDS për të ikur
te ekipi tjetër, si mashtroi Marseille
Ish-presidenti problematik dhe kontravers i ekipit të Marseilles, Bernard Tapie në vitet 1986-1994 tregon një nga episodet e panjohur deri më sot të presidencës së tij. Abedi Pele, një nga lojtarët më të mirë që ka prodhuar kontinenti afrikan në vitin 1987 luante për ekipin francez Mulhouse.
Ish-presidenti problematik dhe kontravers i ekipit të Marseilles, Bernard Tapie në vitet 1986-1994 tregon një nga episodet e panjohur deri më sot të presidencës së tij.
Abedi Pele, një nga lojtarët më të mirë që ka prodhuar kontinenti afrikan në vitin 1987 luante për ekipin francez Mulhouse.
Ganezi ishte shënjestruar nga ekipet rivale të Monacos dhe Marseille.
Biznesmeni i njohur ishte gati të shrytëzonte ҫdo mjet për të përmbushur synimet e tij.
Bernard Tapie trilloi një version që do ta detyronte Monacon ta largonte menjëherë ganezin Pele.
Ai komunikoi me Pelenë duke i thënë se gjatë procesit të kryerjes së testeve mjekësorë te ekipi i As Monaco ai nuk duhet të pranonte kryerjen e analizave të gjakut, një procedurë e detyrueshme për ҫdo lojtar që i bashkohet një ekipi të ri.
" Në të njëjtën kohë që po komunikoja me Pele-në, unë u ndihmova nga njëri prej punonjësve të ekipit AS Monaco,një person me rëndësi brenda klubit. Të dy pranuam të krijonim materiale të fabrikuara se lojtari ganez ishte i infektuar me HIV duke rezultuar pozitiv në analizat mjekësore " , deklaron Tapie për " Le Monde
".
Komploti funksionoi dhe Tapie e kishte fituar betejën me rivalët e AS Monaco.
Pele do të fitonte më pas dy tituj kampionë me Marseille dhe Ligën e Kampioneve në vitin 1993 kundër ekipit më të fortë të kohës, Milanin në finalen e Mynihut.
Një vit më vonë klubi i Marseille-ës u pezullua nga kompeticionet evropiane dhe u dërgua në kategorinë e dytë të futbollit francez për shkak të skandalit të madh fitores së kampionatit të sezonit 1992/1993 nëpërmjet fiksimit të rezultatit të ndeshjes vendimtare të sezonit me ekipin e Valenciennes.
Tapie dha dorëheqjen dhe u dënua me 2 vjet burg dhe për 3 vjet u privua nga ushtrimi i të drejtave civile.
" Në ҫdo rrethanë je i detyruar të fitosh " , përfundon ish-presidenti i Marseille Bernard Tapie.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.8%
-
Jo
21.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2614
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim
10 Janar, 20:43
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit
10 Janar, 19:50
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 19:48
-
Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025
10 Janar, 19:46
-
Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme
10 Janar, 19:41
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30