'Rilind' Prrenjasi, Kryebashkiakja
e LSI-së: Faleminderit qeverisë 

'Rilind' Prrenjasi, Kryebashkiakja<br />e LSI-së: Faleminderit qeverisë <br>
Ministri Financave Ahmetaj, deputeti i PS Taulant Balla dhe deputeti i Prrenjasit Nuri Belba kanë inspektuar punimet për Rilindjen Urbane të Prrenjasit, investim i qeverisë me vlerë rreth 80 milionë lekë.

Gjatë inspektimit balla është shprehur se, “krahas këtij investimi shumë të rëndësishëm që është në vijim, dua të them që Bashkia e Prrenjasit është përfituese edhe e një projekti shumë të rëndësishëm, në kuadër të bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Financave dhe Qeverisë Italiane për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore dhe shndërrimin e saj në një qendër multidimensionale,përfshirë këtu edhe një bibliotekë të munguar për qytetin”.

“Ndërkohë që jam shumë krenar që Rrajca është përzgjedhur një prej 100 fshatrave të cilët do të jenë model i zhvillimit shumëplanësh, po të kemi parasysh atë infrastrukturor, por edhe kulturor për atë ç’ka përfaqëson Rrajca në Shqipëri”- u shpreh Balla.

“Prrenjasi ishte një qytet pa qendër dhe me këtë projekt përfiton një qendër shumë moderne dhe besoj që ky projekt duhet të vazhdojë në mënyrë që ta kthejmë të gjithë fasadën në harmoni të plotë me qendrën. Tashmë projektet e Rilindjes Urbane do të kalojnë përtej qyteteve, në rajone dhe në fshatra. Jemi duke negociuar dy projekte shumë të rëndësishme për rrugë rurale dhe rrugë rajonale. Kombinimi i të dy projekteve do të jetë rreth 200 milionë euro”, u shpreh Ahmetaj i cili theksoi se projekti do të vazhdojë.

Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira e LSI, u shpreh se “ky është një investim nga Qeveria Shqiptare me vlerë rreth 80 milionë lekë të reja. Unë dua të falenderoj Ministrin Ahmetaj për ndihmën që na ka dhënë dhe shpresoj që 2018 do jetë një vit tjetër me investime dhe përkrahje nga Qeveria Shqiptare”.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore