'Rilindasi' Vendi i shqipeve, fluturon
e mund të bëhet toka jonë e premtua

Dakord, ishte një herë Lamerica[1]. Tani të gjithë në Shqipëri. Por... në ç’anë të Afrikës është? E zhdukur nga kronikat, e pagjindëshme në kujtimet e vagëta të gjeografisë, vërtitet diku, e pasigurtë, mes thellësive mediatike të hershme të internetit.

Ka pushuar së qëni në qendër të lajmeve gati njëzet vjet më parë, kur skema Ponzi – piramida mashtruese financiare, e zbatuar në doza vdekjeprurëse, e çoi Tiranën në prag të një lufte civile, duke asgjësuar Shtetin. Megjithatë Shqipëria i ngjet gjithënjë e më shumë krahinës së 21-të italiane : objekt i një pasioni të heshtur, të papërcaktueshëm në sasi, por në rritje të atyre që mendojnë “tek ne nuk ka më shpresë”.

Në fakt, në 20 vitet e fundit, i vogli Vënd i Shqipevet – as tre milion banorë – ka hequr rrënojat ekonomike dhe ka filluar fluturimin. Mosha mesatare 29 vjeç, treguesi i rritjes 3,4 % në vit, 16 mijë ndërmarrje të reja, të regjistruara në 2014. Një betejë e stuhishme për ligjëshmërinë (aspak e fituar), ndërsa 95 % e energjisë është krejtësisht e përtëritëshme dhe askush nuk mund të presë një dru në dhjetë vitet e ardhëshme. 

Gjashtë ministre gra në qeverinë e re, e deri edhe një kualifikim për Evropianin e futbollit : bëma të pandodhura kurrë në historinë e saj. E vendosur një hap nga Brindisi, kandidatja e re e Bashkimit Evropian ka filluar të vrapojë. Ajo që një kohë gumëzhinte nga emigrantë në ikje nga bunkerët e në kërkim të mistiçizmit të Mullirit të Bardhë[2], vë sot vellon e tokës së premtuar: simbas autoriteteve shqiptare janë rreth 20.000 italianë në Shqipëri, të shkarkuar në bregun tjetër t’Adriatikut, në kërkim të s’ardhmes. 

Që këtu u nis në gushtin e 91-shit Vlora, një ngarkesë dëshpërimi e ankoruar në limanin e Barit para syve të një Italie të shastisur. Ishin 20.000 dhe ata, t’ikur nga Mesjeta në bordin e ndonjë anije tregtare të rraskapitur, deri më sot sbarkimi më i madh i të ikurvet në një ditë të vetme.Për shumë prej nesh Shqipëria është ende ajo. Asgjë nuk ka më të rreme.

     “Për të hyrë në Tiranë edhe Marksit do t’i ishte dashur të rruante mjekrën” : Edi Rama, viti i lindjes 1964, piktor e gazetar, i çmuar në 2004 si më i miri kryetar i bashkisë së botës, në tetë vitet e qëndrimit në drejtim të Tiranës, ka lyer me ngjyra pallatet si gazerma të ronitura të kryeqytetit, duke u ndërruar faqen e duke u ngritur moralin. Dhe sot në krye të një qeverie socialiste, flet me ngjyra edhe kur kujton errësirën e gjysmë shekullit të vetëveçimit stalinian të detyruar nga Enver Hoxha, kur rrugët e asfaltuar dhe uji pijshëm ishin një mirazh, dhe Vëndi provonte urinë në kuptimin e vërtetë të fjalës. 

“Gjithshka ishte vënë në rregull, deri edhe gjatësia e flokëvet. Asnjë nismë, asnjë kundërshti nuk ishte e mundur.” i tregon një salle studentësh italianë, të shoqëruar nga Bashkësia e Shën Egjidit, në zbulimin e Shqipërisë së re. “Nuk ka qënë e lehtë për t’u rritur në një botë ku nuk ka opozitë, por vetëm armiq për të shkatërruar. Ja sepse sot duhet të mësojmë të përballohemi pa dashur të asgjësohemi. Më shumë se fitore e shumicës, demokracia do të thotë respekt për opozitën ....” 

Rama kujton se, mbas çlirimit nga marrëzia e Hoxhës dhe fundi i regjimit, ndryshimi i Vendit ka qenë shumë mizor. Kolektivizmi i detyruar u zëvendësua me individualizmin e egër, atë që bën prè pasurinë e përbashkët : në 20 vjet, 14 % e pyjeve u asgjësuan, 400.000 ndërtesa pa leje u ngritën. Një triumf i vërtetë i paligjshmërisë një festë për trafiqet e rrjeteve kriminale t’organizuara.  

“Në pak kohë”, vazhdon kryeministri, drejtuar studentëve,  “kaluam  nga një botë në të cilën gjithshka ishte “e jona”, por asgjë “e imja”, në një tjetër ku gjithshka ishte “e imja”, por në të cilën askujt nuk i bëhej vonë aspak për atë që ishte e të gjithëvet.” Ishte kundërveprimi i 50 vjetëve të shtypjes. “Ishte njësoj sikurse një familje e uritur të hapte figoriferin e të hante në një ditë rezervën e një jave. Pasuri të mëdha janë shkatërruar për babëzi : tani duhet të ndryshojmë rrugën.”

     Ndryshim hapi. E ushqyer (edhe) nga ekonomia e paligjëshme, një shtysë e stërmadhe përpara ka rilidhur Shqipërinë me botën. Duke filluar nga infrastrukturat : Tiranë – Durrës kërkonte 70 minuta të përshkohej, tani mjaftojnë 25 ; për Tiranë – Vlorë duheshin 6 orë, sot së shumti 2. Pastaj hyrja në Nato, hyrja në Shengen. 

Kandidatura në Bashkimin evropian. “Reformat shkojnë përpara, përparimi i Vendit është i vazhdueshëm”, pohon ambasadorja e Be Romana Vllahutin. Sigurisht Shqipëria nuk është Tirana, me kafet luksoze dhe qëndrat tregëtare. Internet shtrihet si pullat e leopardit : përparimi nuk ka arritur në të gjithë Vendin, jo të gjithë sektorët, majave të shëlqimit i përgjigjen zona prapambetjeje, veçanërisht në pjesët bujqësore. Mbeten për t’u përballuar çështje thelbësore si masat mbrojtëse në punë, ose pagat e ulëta. 

Por ecja e kryer në 25 vjet është mbresëlënëse. Që nga 2013 qeveria e re ka sulmuar në mënyrë ballore kulturën e informalitetit dhe të ndërtimevet pa leje, duke prishur dhjetra ndërtime të paligjëshme, ka zhdërvjelluar strukturën politiko – administrative (duke kaluar nga 365 në 61 bashki), ka sulmuar biznesin e kanabisit (duke dërguar të djegë plantacione dhe magazina për mijëra ton marihuane, me vlerë 5 miliard €. Një reformë e thellë e drejtësisë është tani në shqyrtimin e Parlamentit. 

“Nëse do të miratohet e të zbatohet”, vazhdon Vllahutin, “do të ishte një shenjë e qartë e zotimit kundrejt standarteve evropiane dhe gjithë proçesit të integrimit.” “Për të të vendosur të investohet në një Vend është thelbësore besimi tek gjykatësit, policët dhe funksionarët shtetërorë”, shton ambasadori italian në Tiranë, Alberto Kutilo, “kjo reformë dhe lufta kundër korrupsionit që nënkupton, do të mund të nxisnin fillimin e investimeve të drejtpërdrejta dhe t’i jepnin një hov gjithë veprimit të qeverisë.”

     Rama ka normalizuar edhe marrëdhëniet me Beogradin, duke i a arritur sipërmarrjes të sillte në Tiranë një kryeministër serb. Por fuqizimi demokratik nuk mund të mos mbajë parasysh infrastrukturën kulturore : një ndërmarrje jo e lehtë për një Vend që ka kaluar drejtpërsëdrejti nga 500 vite Perandorie Otomane në 50 të diktaturës staliniane, duke shmangur çdo lloj ndikimi të mendimit nga revolucioni frëng tek idealet e Rilindjes. “Kam parë politikanë që bashkëpunojnë me kriminelët, por kam parë edhe popullin t’i kërkojë llogari politikanëvet.” Pohon Dorian Hatibi, drejtori i ri në moshë i Shërbimeve shoqërore të Durrësit.

“Kryeministri i vjetër Sali Berisha ra sepse u dënua me votat : nëse i a arritëm të ngremë kokën mbas kaosit të piramidave financiare të 97-ës, do të thotë që edhe ne shqiptarët mund të çlirohemi nga e kaluara. E të shohim në t’ardhmen.” Sot sfida e Ramës është të ndalojë gjëlpërën e historisë shqiptare, të marrosur ndërmjet kolektivizmit dhe anarkisë,  dhe t’a sjellë drejt një shoqërie tregu po, por solidare.

Pra, më pak rrugë e më shumë shërbime ? Në rendin e ditës së qeverisë, pensionet shoqërore dhe reforma e ndihmave  shtrëngohen me luftën punës së zezë dhe mos pagimit të taksave. Denada Dibra, drejtore e Politikave të ndihmës shoqërore në ministrinë e Çështjeve Sociale, nuk ka dyshim : “Qeveria nuk mbyll më një sy përballë paligjshmërisë, e madhe apo e vogël qoftë. Sigurisht reformat ecin ngadalë, pengesat nuk mungojnë ; njerëzit nuk janë mësuar, vijnë nga vite në të cilat gjithshka ishte lejuar. Nuk durojnë të flitet për taksa. Por duhet të mësohen se fjala “leje” nuk është një herezi.”  

     Po Italia ? Është i pari partner tregtar, blen e vetme 60 % t’eksportit shqiptar. Simbas të dhënave të fundit të Institutit shqiptar të Statistikave, të lëshuara nga ITE (Insituti për Tregëtinë e Jashtëme), në 2014, ndërmarrjet italiane me llogari të rregullta të regjistruar në Vënd ishin 2.267, një vit më parë ishin 1.903 (+19 %). Në sajë të një takse të sheshtë 15 % dhe çmimit t’ulët të krahut të punës (cilësor), shumë prodhues janë duke lënë Lindjen për t’u shpërngulur në brigjet e Adriatikut. 

Shqipëria flet italisht, jo vetëm pse i a ka mësuar Iva Zaniçhi, duke pyetur në se çmimi ishte i drejtë. Gjysmë ore fluturim, 20 fluturime ditore, rrjetë ajrore mbi 13 qytete, viza merret në mbrritje, një ndërmarrje hapet në 24 orë. Mërgimtarët nuk lënë rast të priten. Jo (më) vetëm sipërmarrës, t’etur për krah pune me çmim t’ulët apo pronarë restorantesh, të vendosur të provojnë rrugën e picerisë. Ka që hapin studio projektimi dhe mobilimesh. 

Kostoja e ulët e jetesës tërheq pensionistët. Vëndi ka uri për teknikë të specializuar në informatikë, saldatorë, por edhe guzhinjerë, mjekë, drejtues ekonomie. Dhe natyrisht punonjës të call center. 

​Sigurisht rrogat janë t’ulta, nga 300 deri në 600 euro në muaj (për disa punë arrin edhe deri në 2.000). Por jeta e jonë është katër herë më e shtrenjtë. Mbresëlënëse dukuria e 600 studentëve, të vendosur të luajnë letrën shqiptare : shumë kërkojnë një mundësi të dytë, mbasi kanë dështuar në provimin e pranimit në Mjekësi dhe shkruhen tek Zoja e Këshillit të Mirë të Tiranës – universitet privat, me programe, libra, gjuhë dhe profesorë italianë, për të gjetur pastaj ndonjë rrugë të shkurtër për t’u kthyer n’atdhe.

     “Në Vendin tonë jetojnë e punojnë 19.000 italianë”, i ka pohuar kësaj gazete Erion Veliaj, ish Ministër i Mirëqënies shoqërore dhe i Rinisë. “Është vështirë të thuhet sa janë në të vërtetë” pohon ambasadori Cutillo, “edhe sepse ka një lloj luhatjeje, gjindja shkon e vjen. Mbas tre muajsh nevojitet leja e qëndrimit. Sigurisht është një dukuri në rritje.” Me mërgue në lindje, n’ikje nga kriza. Drejt një Vendi të ri, optimist, me aq dëshirë shpëtimi në vetvete. Një Itali e Viteve 60. Lamerica.
NJË BUNKER MERR AJËR NË SAJË TË ARTIT

     Dikur një strehim atomik, sot galeri artesh (fjalë për fjalë) undergraund : Bunk’Art. Janë 106 dhoma, katër kate çimentoje të gërmuara në zemrën e tokës, në një zonë ushtarake ende vepruese : një strehim prej tremijë metrosh katrore, i paracaktuar për të pritur nomenklaturën në rastin e një sulmi bërthamor. Sot është hapi i parë i një qarku të vërtetë turistik mbi Komunizmin. 

Enver Hoxha nuk bënte shaka : nëse kishte ndërtuar 650.000 shtëpi të marra , një për çdo familje, nuk  mund të mos mendonte në shkallë të madhe për veten dhe shtatmadhorinë e Vendit. 

I sendërtuar ndërmjet 1972 dhe 1978, rreth dy km. nga qendra e qytetit, në mëndjen paranojake të diktatorit strehimi i stërmadh duhej të shërbente kundër sulmeve të mundëshme atomikë e kimikë. Mbasi kishte mbyllur marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë, madje dhe me Kinën, i pari i shqiptarëvet ishte i bindur se ndodhej në qendrën e një lloj përbetimi botëror dhe priste një sulm “të befasishëm”. 

Ai nuk erdhi kurrë, por në dhjetëvjeçarë, i thau pasuritë e pakta të Vendit. E mbetur absolutisht e fshehtë, ajo strukturë u bë e njohur dhe u hap për botën në nëndorin 2014, në festimet e 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës. Por vetëm nga muaji i shkuar, publiku mund të hyjë lirisht n’atë që sot nuk është vetëm një muzeum i kushtuar rindërtimit historik, por edhe e para përpjekje e një ballafaqimi të hapur me të shkuarën (e dhimbëshme) të Vendit. Jo i gjithë Bunk-Arti është i vizitueshëm, por edhe vetëm hyrja – e mbrojtur nga dy dyer betoni dhe tre të tjera me mbyllje hermetike – mjafton gjërësisht për të bërë një zhytje kthjelluese në përbrendëset e kohës.

     Nuk duket se Hoxha ka kaluar edhe një ditë të vetme në bunker, por tregohet dhoma e tij e fjetjes, studioja, deri edhe hamami (ku mbizotëronte një nevojtore flakë e kuqe.) Vizita ndjek rregullën  kohore : 

pamje, tinguj dhe dokumenta të panjohura e drejtojnë vizituesin nga fashizmi italian tek komunizmi shqiptar, duke kaluar nëpërmjet Luftës së Dytë botërore dhe Qëndresës. Mbresëlënëse fotografitë e pushtimit italian në prill 1939 (Mussolini bashkoi Shqipërinë me Italinë nën kurorën e Viktor Emanuelit II), por edhe ato të funeralit të Hoxhës në një TV të kohës. Më tutje maskat për oksigjenin dhe ilaçet kineze për prodhimin e tij ; radiot dhe veshjet e të burgosurvet politikë ; ka deri edhe një sallë magjepsëse e caktuar për të mbledhur gjithë parlamentin në rast sulmi. 

Andej këtej, piktura të kryera nga artistë të rinj të vendit, befasojnë vizituesin. Arti që shpërfytyron, që shëron. “Do të hap jo vetëm bunkerin, por edhe gjithë arkivat e regjimit të vjetër”, ka pohuar kryeministri i ri, Edi Rama, ditën e përurimit të Bunk-Artit. Duket se Kryeministri është i vendosur të mbyllë hesapet me të shkuarën e të shkojë përpara. Por edhe Vendi : përshembull, duke kthyer në biznese plagën e 650.000 kërpudhave prej çimentoje me të cilat është mbjellë Shqipëria. Gjinden gjithandej, shpesh në vende shumë të bukura, në maja malesh dhe në brigjet e detit, por edhe në parqet e lojravet e deri në varreza. Bujqit i shmangin gjithmonë kur mbjellin. 

Një farë kohe nisën t’i shkatërronin, por çmimi i shpërbërjes ishte shumë i lartë. E pastaj tashmë quhen elementë të peisazhit, një pjesë e pasurisë. Nëse prirja është që të përvehtësojmë të shkuarën për t’a kaluar atë, “kërpudhat e xhaxhi Hoxhës, mund  të shndërrohen lehtësisht: bare e restorante, “bed&bunkers dhe dyqane, qëndra artistike dhe strehime për ekskursionistët. Tani edhe një kishë e vogël: rivënia krijuese në qarkullim bëhet ndëshkimi i historisë.
 

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)