'Rilindja Urbane', Rama poston video:
Shembull transformimi i Librazhdit

'Rilindja Urbane', Rama poston video:<br />Shembull transformimi i Librazhdit
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social Facebook një video nga transformimi i qendrës së qytetit të Librazhdit, për të shpjeguar efektet që ka sjellë projekti kombëtar i qeverisë, "Rilindja Urbane", i shtrirë në të gjithë vendin. 
 
Në video, qendra e qytetit të Librazhdit dhe lagjet e tij duken krejtësisht të transformuara, me rrugë të rikonstrukturuara, trotuare dhe gjelbërim. 

"Rilindja Urbane stimulon ekonominë vendore, rrit vlerën e pronës dhe të mjediseve të biznesit të vogël, zhvillon ndjenjën e bashkëjetesës komunitare dhe integron njësi e komunitete që u ndanë e izoluan nga njëri-tjetri për njëzet e kusur vite me radhë", shkruan Rama në videon e postuar.
 
Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër në Librazhd disa prej projekteve infrastrukturore të qeverisë.
 
Rama u shpreh se transformimi i qytetit të Librazhdit është shembulli konkret i punës së qeverisë përmes projektit "Rilindja Urbane".
 
Gjithashtu, kryeministri premtoi shtrirjen e investimeve edhe në zonat rurale. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten