'Rinasi', pranga dy të kërkuarve
për grabitjen, njëri vëllai i kapos

'Rinasi', pranga dy të kërkuarve<br />për grabitjen, njëri vëllai i kapos
TIRANE-Policia ka vendosur në pranga edhe dy persona të tjerë të përfshirë në grabitjet e parave të bankave në rrugën e Rinasit.
 
Të arrestuarit janë Aleksandër Murataj 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Dritan Sinani 43 vjeç, banues në Tiranë.
 
Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.
 
Aleksandër Murataj është vëllai i të dyshuarit kryesor si kreu i grupit të grabitësve të parave në segmentin Qafë Kashar-Rinas, Admir Murataj, ndërsa Dritan Sinani është njëri nga personat që ka sulmuar blindat në momentin e grabitjeve.
 
Deri tani është gjetur një pjesë e parave të grabitura në Vorë tek servisi i familjes Murataj në një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë dhe në Vorë në një tenxhere me presion. 

Me arrestimin e Muratajt dhe Sinanit shkon në 8 numri i personave që janë vendosur në pranga nga banda e grabitësve në rrugën e Rinasit.
 
Të arrestuar deri tani janë Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa, Admir Çerpja, Dash Kupa, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani, ndërsa kreut i bandës dhe persona të tjerë janë ende në kërkim për grabitjet.
 
Grupi kriminal në më pak se dy vite grabiti 7 milionë euro në aksin Tiranë-Rinas, teksa në grabitjen e fundit të 9 shkurtit u morën rreth 3.2 mln dollarë nga një bankë e nivelit të dytë. 
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës