'Rrëfenja e Shërbëtores'-një roman
mbi lidhjet mes politikës dhe seksit

'Rrëfenja e Shërbëtores'-një roman<br />mbi lidhjet mes politikës dhe seksit
Një paralajmërim ironik dhe tinëzar mbi pasojat e luftërave ideologjike dhe mbi lidhjet mes politikës dhe seksit.Ky është thelbi i romanit të ri,  të autores kanadeze Margaret Atwood “Rrëfenja e shërbëtores”, botuar në gjuhën shqipe nag “Pegi” me përkthimin e engjëllushe Shqarrit.

Në një të ardhme jo të largët dhe në një botë të shkatërruar nga luftërat, terrorizmi dhe sëmundjet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer në një shtet totalitar, bazuar mbi kontrollin e trupit femëror. “Rrëfimi i shërbëtores” eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të mjeteve të ndryshme që përdor politika për të arritur qëllimet e veta.
Prirja drejt tiranisë, zotërimi i fuqisë absolute nga një pakicë që nënshtron një shumicë, nuk mund të përmbahet dhe nuk njeh kufij në kohë apo hapësirë. Edhe njerëzit më etikë do të kryejnë veprimet më të pështira nëse janë të bindur se po kryerjnë “detyrën” e tyre, se qëllimi i tyre është i drejtë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

U ekstradua nga Belgjika, GJKKO cakton arrest në burg për Leonard Dukën, rivali i Ervis Martinajt

U ekstradua nga Belgjika, GJKKO cakton arrest në burg për Leonard Dukën, rivali i Ervis Martinajt