'Rruga e Arbrit', Shqipëria e Kina
drejt përfundimit të marrëveshjes

PEKIN - Qeveria shqiptare dhe ajo kineze janë në prag të përfundimit të një marrëveshje për financimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një interviste për radion e jashtme kineze ‘CRI’.

Rama është shprehur se për ndërtimin e 'Rrugës së Arbrit' ka biseduar me homologun kinez Li Keqiang, me të cilin zhvilloi një takim zyrtar ditën e djeshme. Takimi i dy kryeministrave u zhvilluan në Tianjin, ku të dy udhëheqësit ndodheshin për të marrë pjesë në Forumin Veror Ekonomik të Davosit.

Ndër të tjera Rama theksoi gjithashtu se qeveria kineze ka paraqitur interes edhe në sektorë të tjerë të infrastrukturës si ai për projektin e hekurudhës shqiptare, “Korridorin e Kaltër” si dhe portin e “Shëngjinit”.

Gjithashtu qeveria kineze do të financojë 10 milionë juan ose 126 mijë euro për të arsimin në Shqipëri. Mësohet se kjo është një dhuratë e qeverisë kineze për transformimin e mësimdhënies përmes inovacionit në vendin tonë.

Gjatë takimit mes kryeministrave të dy vendeve janë diskutuar gjithashtu ehde projekte për zhvillimin e bujqësisë dhe peshkimit, por deri tani nuk është bërë publik ndonjë marrëveshje konkrete midis dy qeverive.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin