'S'kam punë', Rama: 27 mijë vende të
 lira, por s'gjendet puna në Facebook

'S'kam punë', Rama: 27 mijë vende të<br /> lira, por s'gjendet puna në Facebook
Kryeministri Rama pak ditë më parë deklaroi në parlament gjatë prezantimit të buxhetit se janë 27 mijë vende pune të lira edhe për këtë sfidoi edhe opozitën nëse në autostradën Tiranë-Durrës gjen një biznes që nuk ka vende të lira.
 
Por gjatë replikave me miqtë virtualë në faqen e tij në Facebook, kryeministri i ka kthyer përgjigje njërit prej tyre që iu ankua se nuk kishte punë.
 
"Vetëm në zyrat e punës ka 27 mijë vende të lira pune, po nuk gjendet puna duke ndenjur në facebook Ladimir".
 
Një tjetër çështje ishte edhe ajo e rritjes së pagave, ku një qytetar i kërkoi kryeministrit që ai që punon në privat të ketë pagë më të lartë se ai në shtet.
 
Por kreu i qeverisë përgjigjet duke i thënë se "Nuk di ndonjë vend demokratik ku rrogat në privat i cakton qeveria".
 
Në buxhetin e ri parashikohet rritja e pagës minimale në 37.500 lekë.
 
Çmimi i karburanteve është një çështje gjithmonë aktuale në Shqipëri, ndërsa një mik virtual i kërkon Ramës që të heqë taksen e naftës.
 
Kryeministri i shpjegon se në taksën e naftës paguhet edhe taksa e qarkullimit të makinës, prandaj e kemi më të lartë në rajon, sepse në rajon paguajnë edhe këtë edhe atë të qarkullimit, veç e veç!

rama
Debatet e Ramës në Facebook

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai