Xhulio Shkurti, nipi i ish-kapo bandës së Lushnjes, Aldo Bare (Alfred Shkurti) ka rrëfyer përpara grupit hetimor përplasjen e tij me Laert Hoxhës dhe Orgest Bilbilin. Shkurti ka thënë se i ka shpëtuar dy herë atentateve të organizuara nga dy personat në kërkim. Tre ditë më parë ishte atentati i dytë që i bëhej Xhulio Shkurtit, ku nga plumbat e armëve kallashnikov të Laert Hoxhës dhe Orgest Bilbilit, humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zaimir Latifi. Shkurti sapo ishte larguar nga vendi ku ndodhi ngjarja, pasi kishte qenë në shoqërinë e dy shokëve të tij.

Atentati i parë ndaj Xhulio Shkurtit daton në shtator 2016. Në drejtim të tij dhe Sajmo Xhelilit (shok me Xhulio Shkurtin) u qëllua me armë zjarri pistoletë nga Laert Haxhiu. Dy shënjestrat morën plagë në këmbë, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Pasi ka qëlluar disa herë në drejtim të Xhulio Shkurtit, Laert Xhelili i është afruar me pistoletë në dorë, të cilën e kishte zbrazur nga plumbat, dhe i ka thënë Shkurtit se nuk do ta kishte të gjatë. “Mu afrua dhe më tha nuk e ke të gjatë ti dhe më pas iku”, ka thënë Xhulio Shkurti përpara policisë.

deshmia
(Deklarimet në polici të Xhulio Shkurtit)

Goditjen fatale ndaj Xhulioi Shkurtit, Laert Haxhiu e kishte planifikuar tre ditë më parë, në orët e pasdites, në qendër të qytetit të Lushnjes. Plumbat e armëve kallashnikov kapën Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin, të cilët u ekzekutuan barbarisht, ndërsa objektivi i atentatit, Xhulio Shkurti ishte larguar pak sekonda përpara se të ndodhte ngjarja.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com