Shumë prej tyre e kanë kaluar natën në këtë vend të shenjtë, duke pritur ditën e 13-qershorit.
Besimtare të të gjitha feve,të gjitha trevave dhe vendeve të huaja i drejtohen këtij tempulli të shenjtë duke përshkuar në këmbë të gjithë rrugën nga qyteti i Laçit e duke ndezur qirinj deri në majën e malit ku dhe ndodhet kisha, pasi besimtarët mundohen të imitojnë shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit.
Besimtarët tregojnë për shumë mrekulli të ndodhura, ndërsa bie në sy një lum besimtarësh të cilët nga mungesa ku të flejnë përpara kishës janë zhvendosur në malet rreth e rrotull.
‘Kena ardhur nga qyteti i Durrësit, për mbarësi, hallet dhe problemet që kemi. Për mua ka bërë mrekulli. Kisha 10 vite pa fëmijë dhe tani kam vajzë dhe djalë.” ka thënë një besimtare.
“Besojmë shumë pasi ka bërë mrekullia. Ka ardhur i sëmurë, i ka shëndoshur. Kush beson se tek Shën Ndou ka për ta ndihmuar’ tha ai.
Sakaq, një besimtare tjetër shtoi se, “Kemi besim tek Shën Ndou dhe kemi ardhur për mbarësi. Ky vend i shenjtë bën që të ecë mbarë. Mua më ka ecur mbarë për çdo gjë’ tha ajo.
“Vij nga Vlora, është hera e parë, ndihem shumë mirë. Jam shumë e qetë” theksoi një vajzë tjetër besimtare
Mesha e madhe u mbajt në orën 24:00, ndërsa riti më pas vazhdoi tek Shpella e Shën Vlashit, aty ku falen myslimanë e katolikë, pa dallim feje.
Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetra forca policie, ndërsa pranë ambientëve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri 4 autoambulanca.
I gjithë rituali ka kaluar pa incidente, ndërsa gatishmëria e autoriteteve do të vijojë deri në mbrëmjen e ditës së sotme.
Ne këtë vend të shenjtë për dy ditët festive 12 dhe 13 qershor numri i pelegrinëve shkon ne afro 1 milion.
Fotogaleria për foto të tjera
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)