Në një reagim për mediat, Çyrbja i përvishet Lulzim Bashës dhe e akuzon se ishte pikërisht Shullazi dhe të tijët ata që i kanë mbrojtur votat në Farkë Lulzim Bashës.
“I nderuar Z. 21 janari, shitës i territorit shqiptar, hajdut i 350 milion eurove të rrugës së autostradës Rrëshen-Morinë. Unë jam marrë si dëshmitar për të dëshmuar kundrejt një cështje që ka të bëjë me një pronë, e cila është marrë forcërisht nga disa individë, të cilët sot ndiqen penalisht.
Në dëshminë time në asnjë moment nuk është mbrojtur askush, përvec deklarimit të së vërtetës.
Z. Humbës, e dimë të gjithë që nga dëshpërimi njëriu bën gjithcka, por unë nuk jam adresa se ku mund të hedhesh dëshpërimin tënd.
I mbytur nga dështimet e tua kërkon të kapesh pas shkumës. Jo zotëri, se sot për ata qe ti po flet dikur i kishe në krahun tënd dhe të mbronin votat në Farkë e gjetkë që ju zotëri dështimi i dini shumë mire! Ti nuk mund të hedhësh baltë mbi emrin tim sepse vetë je i zhytur i tëri në llum”- ka deklaruar Çyrbja.
Fillimisht ishte kryetari demokrat, Lulzim Basha i cili hodhi akuza në drejtim të deputetit socialist.
"Prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit", ka thënë Basha.
Postimi i Bashës
Deputeti socialist i Durrësit Jurgen Çyrbja dëshmoi sot në gjykatë në favor të bandës së Emiljano Shullazit edhe pse prokuroria e kishte thirrur për të dëshmuar kundër saj. Dëshmia e tij nxorri në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës si shtet privat në dorën e të fortëve dhe kriminelëve.
Prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit.
(Postimi i Bashës kundër Çyrbes)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com