Këtë herë, replikat janë zhvendosur në rrjetet sociale, ku në qendër ishte reforma në arsimin e lartë e ndërmarrë nga qeveria, që ka të bëjë me mbylljen e 25 universiteteve private e shtetërore.
Konkretisht, paraditen e sotme, Partia Demokratike vijoi akuzat ndaj qeverisë, duke dënuar mbylljen e universiteteve, duke shtuar se Kryeinspektorja e Arsimit të Lartë, Erjona Isufi sipas PD rezulton me diplomë doktorature falso të marrë në Francë.
I mënjehershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi deklaratën e PD, duke e cilësuar këtë si një sjellje deliruese brenda PD nga më i vjetri e deri tek më i riu.
Sipas Ramës, opozita vijon me frymën e ish-liderit të saj Sali Berisha, duke qenë kundër shkuljes së piramidave në arsim, ndërsa shtoi se reforma nuk do të ndalet.
“Nga me plaku tek me i riu delirojne ne mes te vapes per gjemen e madhe qe po sjell shkulja e piramidave ne arsim #VajmedetPD#Reformasndalet” shkruan Rama
Ndërkohë nga ana tjetër, është kundërpërgjigjur, kryeopozitari Lulzim Basha, i cili po në rrjetet sociale, i është përgjigjur Edi Ramës, duke e cilësuar një mashtrues dhe se sipas Bashës kryeministri po përpiqet të mbrojë llojin e vet, duke iu referuar Kryeinspektores së arsimit të lartë, Isufi.
“Kryeministri kryemashtrues mbron kryekontrolloren me diplome false qe po ben xhiron e turpit ne blogje! Lloji mbron llojin!” replikon Basha
Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, PD akuzoi se kryeinspektorja e Arsimit të Lartë Ejona Isufi e ka marr diplomën e doktoraturës nga një mashtrues francez që është dënuar nga Gjykata e Tiranës. Reforma në arsimin e lartë, ku u miratua mbyllja e 25 universiteteve, është kthyer në objekt debati, mes mazhorancës dhe opozitës, dhe me sa duket, replikat mes dy palëve do vijojnë dhe këtë herë edhe në rrjetet sociale.
Rama: Delirojnë nga më plaku te i riu, por reforma s’ndalet
Reforma nuk ndalet! Këtë vendosmëri shpreh kryeministri Edi Rama për të transformuar arsimin e lartë, menjëherë pas akuzave të Partisë Demokratike se kryeinspektoria e institucioneve të arsimit të lartë kishte marrë diplomë doktorature false.
Kreu i qeverisë e ka ironizuar deklaratën e koordinatorit të PD-së Ervin Salianji, duke e krahasuar me akuzat që vijnë nga ish-kryeminsitri Berisha dhe deri tek më i riu i Partisë Demokratike.Dhe kjo sjellje, sipas Rames, vjen nga "shkulja e piramidave ne arsim".
“Nga më plaku tek më i riu delirojnë në mes të vapës përr gjëmen e madhe që po sjell shkulja e piramidave në arsim”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me hushtag-in #VajmedetPD#
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka replikuar në distancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me akuzat e bëra nga opozita ditën e sotme se kryenispektorja e Arsimit të Lartë Erjona Isufi është me diplomë doktorature false.
Postimin e kryeministrit Rama i cili i cilësoi këto akuza si delirim i PD nga më i vjetri tek më i riu, Basha i është përgjigjur duke e cilësuar Ramën një kryemashtrues. Sipas Bashës, diploma false e Isufit po bën xhiro në rrjetet sociale, ndërsa Rama po mbron llojin e vetë.
“Kryeministri kryemashtrues mbron kryekontrolloren me diplome false qe po ben xhiron e turpit ne blogje! Lloji mbron llojin!” replikon Basha
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)