'Shkrin’ Basha, ankohet te OSBE:
PS bleu votat me bandat e krimit

'Shkrin’ Basha, ankohet te OSBE:<br />PS bleu votat me bandat e krimit
Edhe pse deklaroi ‘ngrirjen’ e të gjitha funksioneve si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk i ka qëndruar deklaratës së 27 Qershorit.
 
Ashtu sikur e cilëson edhe zyra e shtypit të PD, në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike, ai ka ‘shkrirë’ për disa minuta për të takuar përfaqësuesit e OSBE-ODIHR në selinë blu për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Pavarësisht se Ministria e Brendshme drejtohet nga ministri teknik Dritan Demiraj, i emëruar me propozim të Bashës, kryetari i ‘ngrirë’ i PD akuzoi se zgjedhjet u blenë me paratë e krimit dhe drogës.
 
Sipas njoftimit të PD, Basha deklaroi para shefit të misionit se procesi i 25 qershorit jo vetëm nuk e shëroi plagën e zgjedhjeve, por përkundrazi e thelloi dhe ekspozoi më shumë atë.
 
Basha theksoi se problemi i blerjes masive të votave u shtri në të gjithë vendin me përmasa masive dhe organizim sistematik në zona urbane dhe rurale,  shoqëruar nga mbledhja e kartave të identitetit.
 
Përveç angazhimit në shitblerje votash të strukturave partiake të PS dhe partive të tjera qeveritare u aktivizuan po ashtu bandat kriminale që vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, si dhe vetë strukturat shtetërore. 
 
Në ndihmë të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u përdor edhe shumëfishimi i  listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votës, punësimet masive në administratë dhe ente publike etj.
 
Një rol të vecantë në shtrirjen masive të shitblerjes së votave ka luajtur paraja e përfituar nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike nga bandat kriminale me lidhje dhe mbështetje qeveritare
” tha Basha.
 
Basha i cilësoi zgjedhjet e 25 qershorit një triumf të paligjshmërisë. “Vetëm Partia Demokratike konkurroi me një program, dhe nuk u përlye në shitblerje votash dhe angazhim bandash kriminale.
 
Këto nuk ishin zgjedhje demokratike, por prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri
” vijoi më tej ai.
 
Spaho dhe Bylykbashi të pranishëm në takim, sipas njoftimit të Partisë Demokratike për mediat “Sollën shembuj konkretë të konstatimit dhe të hapave ligjorë që kishin ndërmarrë në Elbasan dhe në Durrës në rastet e kapura të blerjes së votës, hapa që nuk sollën asnjë rezultat, pasi në rastin e parë policia nuk ndërmori asnjë veprim dhe në rastin e dytë, banditët e detyruan të tërhiqej qytetarin që ishte gati të dëshmonte”.
 
Në përfundim të takimit, Basha kërkoi një qëndrim realist mbi problemet në këtë proces, në veçanti nga ana e OSBE-ODIHR, pasi sipas tij do të ndihmonte Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga ky stad i avancuar i zëvendësimit të demokracisë me një regjim që për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve, mbështetet tek krimi, droga dhe korrupsioni galopant.
 
Në zgjedhjet e 25 qershorit PD mori si kurrë më parë 43 deputetë, ndërsa PS formon e vetme qeverinë me 74 mandate.

kreu i osbe me bashen

kreu i osbe me bashen

basha taylor

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!