Pas Rusisë, Serbisë, por edhe Bashkimit Europian kanë reaguar edhe grekët pas deklaratave të Edi Ramës për mundësinë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën nëse veniet shpresa për integrimin në union.
“Kathimerini” në një analizë të publikuar thekson se Edi Rama po përpiqet të shantazhojë Brukselin.
“Nuk është hera e parë që Edi Rama përpiqet t’i bëjë shantazh Brukselit me makthin e Shqipërisë së Madhe, për të avancuar për integrimin në BE, por Europa nuk shantazhohet me dilema të këtij tipi”.
Media e njohur greke kujton se Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat, por nuk po ecën me reformat dhe kjo jo për faj të BE, por lidershipit politik të Tiranës, në kulmin e së cilit është Edi Rama.
"Imazhi që dominon sot në Europë për Shqipërinë, është imazhi një vendi që noton në korrupsion, ku drejtësia është e manipuluar dhe ku kanabisi është shndërruar në një produkt për eksport dhe një gjë e tillë vështirëson faktin që BE ta bëjë pjesë të sajën".
Rama dhe Thaçi deklaruan se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

Faksimile e analizës së gazetës Kathimerini
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com