Një kuvend ndërkombëtar me temë “Shqipëria në arkivin e Propagandës Fide” do të mbahet për dy ditë rresht me 26 dhe 27 tetor 2015 në Romë. Qëllimi i këtij kuvendi ndërkombëtar, i cili pason me një distancë prej më shumë se katër dekadash kuvendet e kësaj natyre që organizonte Ernest Koliqi në Romë, është nxjerrja në pah të vlerave të paçmuara të këtij arkivi për historiografinë tonë dhe zgjimin e interesit të strukturave akademike shtetërore ndaj këtij Arkivi, i cili përbën një burim parësor për interpretimin e historisë së shqiptarëve.
Në katër seancat e kuvendit, të cilat shtrihen në një hark kohor dy ditor, janë ftuar të marrin pjesë autoritete në fushat e historisë, gjuhësisë, letërsisë, historisë së Kishës etj. Ndër ta përmenden: Peter Bartl, Bardhyl Demiraj, Marco Moroni, Italo Sarro, Marko Jačov, Roberto Morozzo della Roça, Matteo Mandalà, Lucia Nadin etj. Aktet e kuvendit do të botohen nga shtëpia botuese Urbaniana University Press (Vatikan). Gjatë ditës së parë të punimeve do të inaugurohet në Vatikan edhe ekspozita me veprat e artistit shqiptar Lin Delija (1926-1994).
/Shqiptarja.com