'Siguria', përgjimet e SHIU, sherr
Braho - Noka për “Enver Hoxhën”

'Siguria', përgjimet e SHIU, sherr<br />Braho - Noka për “Enver Hoxhën”
TIRANE- Sharje dhe akuza në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë ku si objekt ishte Presidenti Nishani. Gjatë diskutimit të ligjit për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes dhe Sigurisë së Ministrisë së Mbrojtjes, opozita akuzoi mazhorancën se po i merren kompetencat Nishanit dhe për këtë bojktoi mbledhjen në momentin e votimit në parim. Por, akuzat ndërmjet tyre degjeneruan deri në deklarata banale, përsa i përket punës që ka pas bërë Berisha dhe Braho.

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka pyeti dje nëndrejtorin e AIMS se nëse ka pasur dy vërejtje gjatë kohës kur në pushtet kanë qenë socialistët. Kësaj pyetje iu kundërvu kreu i Komisioni, Spartak Braho i cili e cilësoi pyetjen si provokative. Braho në fjalën e tij theksoi se nëndrejtori i AIMS, Eduard Bala është një person që punën në shërbimet e inteligjencës që në kohën e diktaturës dhe është një njohës i mirë i fushës, duke shtuar se në të nëjëjtën kohë Berisha i bënte analizat e urisë Enver Hoxhës.

“Zoti Balla ka punuar kur ti ke qenë ministër, në kohën e diktaturës kur Sali Berisha bënte analizat e urinës Enver Hoxhës”,- tha Braho. Por, pas kësaj deklarate Flamur Noka u revoltua së tepërmi dhe filloi që të bërtiste në Komision, sa që u krijua një konflikt ndërmjet palëve se kush të bërtiste më shumë. Në reagimin e tij Noka theksoi se Braho ka vrarë një person që në ditën e tij të parë të punës, gjatë kohës së diktaturës komuniste dhe se emri i Sali Berishës nuk duhet të përmendet. “Zoti Braho, Sali Berishën mos e përmend se në ditën e parë të punës suaj ju keni varë një person me argumentin tradhti ndaj atdheut.

Thuaje e ke bërë apo jo”,- tha Noka. Menjëherë pas kësaj, situata u duk sikur u qetësua disi, por në çastin e votimit në partim të draftit, opozita u largua duke mos marrë pjesë. 

 Debatet/ Presidenti “molla” e sherrit ndërmjet deputetëve

— LUTAJ
: E bëre ti gjeneral atë me ligjin aktual. Ajo çështja e veshjes dhe zhveshjes, visheni dhe zhvisheni ju kur të doni Presidentin, por këtë competence nuk e ka pasur kurrë më parë.
— NOKA: Jeni përjashtuar 2 herë në kohën e qeverisë socialiste.
— BRAHO: Të lutem Flamur tani. Ti (Bala) mos u përgjigj. Ne zotin Bala e kemi njeri të nderuar. Ka punuar atje edhe kur ke qenë ti ministër
— NOKA: Një pyetje bëra, pse nuk e lini të përgjigjet o burrë. Kaq e vështirë është të përgjigjesh një pyetjeje të thjeshtë?!
— BRAHO: Zoti Bala ka punuar atje dhe ka rrezik që zotin Bala ta nbëjmë drejtor.
— NOKA: Ore bëje ministër po deshe, unë bëra një pyetje…
— BRAHO: Ka punuar kur ke qenë ti ministër, ka punuar edhe në kohën e ndiktaturës, kur Sali Berisha bënte analizat e urinës së Enver Hoxhës,n ai atë punë bënte.
— NOKA: Spartak, këto që thua janë provokative. Dhe Spartak po ta kujtoj këtu mirë që ditën e parë të punës në jetën tënde ke dënuar me vdekje një ushtar dhe kjo është e gjithë karriera në jetën tënde dhe pastaj flit për karrierën e Sali Berishës.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 qershor 2014

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur