'Sindikata e Policisë jashtë zyrave
të Komisariatit': Të ndërhyjë OSBE

'Sindikata e Policisë jashtë zyrave<br />të Komisariatit': Të ndërhyjë OSBE
TIRANE - Sindikata e Policisë ka reaguar pas një urdhëri të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që sipas saj i nxjerr nga zyrat e Komisariatit numër 1, ku kanë qenë vendosur prej 4 vitesh.

Nuk dihet motivi i këtij urdhëri, po sipas njoftimit të Sindikatës shkëput totalisht marrëdhëniet me Sindikatën e Policisë, pa negociuar për ambiente të tjera pune, siç parashikohet në urdhrin e mëparshëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë prej më shumë se katër vitesh.

Sindikata i ka renditur Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, rastet e shkeljeve sipas saj të kontratave të punës për mosinformimin nga punëdhënësi për të gjitha problemet e marrëdhënieve të punës së punonjësve, largimet, transferimet dhe pranimet në polici si dhe dhënia e masave disiplinore, apo mospërfshirja e sindikatës në për hartimin e draftit të ligjit për Policinë e Shtetit.

Sindikata ka kërkuar ndihmën e misioneve PAMECA dhe ICITAP si edhe të OSBE-së në zgjidhjen e këtij konfllikti për të cilin po sipas sindikatës ka reaguar edhe Nënkryetari i OJF-ve pranë Këshillit të Europës, Gerard GRENERON, i cili njëkohësisht është sekretar i përgjithshëm i Sindikatës Europiane të Policisë 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte