'South Outdoor Festival' në Pilur
 3 ditë aventurë, kënge e valle

'South Outdoor Festival' në Pilur<br /> 3 ditë aventurë, kënge e valle
Sheshi i fshatit të Pilurit i konsideruar ndryshe si ballkoni i rivierës së jugut ka ushtuar mbrëmjen e së shtunës nga këngët e vallet folklorike të krahinave të Himarës e Dhërmiut e performancave DJ.
 
Ky fshat nga më të bukurit e Rivieres për natyren e tij të pasur me gjelbërim e ajër të kulluar ka hapur portat e South Outdoor Festival i pari ne llojin e tij që mbahet për të treguar se këto fshatra rrotull detit kane vlera të rralla për turizmin.
 
Shijimi i hapësirave turistike ka nisur me siparin e festivalit ku pjesëmarrja pavarësisht rrugës malore e të vështirë ishte e jashtëzakonshme.
 
Pjesëmarrja kaloi kaluar pritshmërinë shprehen organizatorët. Nuk mungonin turistët e huaj nga Gjermania e më gjerë.
 
Festivali treditor që do të mbahet deri më 1 maj do të përfshijë në ditët në vijim aktivitete të ndryshme sportive si: ecje apo çiklizëm malor, ngjitje, parashutizëm, zhytje në det, e deri tek “yoga”.
 
Për të pranishmit zbulimi resurseve turistike të këtij fshati ishte një ftesë surprizuese për t'u kthyer sërish në këtë natyrë të begatë të pasur me çajëra, bimë mjekësore e blegtori ku edhe mishi e bulmeti kane shije lulesh.
 
Këngët vallet dhe gatimet e shijshme të zonës u dhanë kënaqësi të gjithëve. Nuk mungonin dhe personazhe të njohur nga Tirana si këngëtarja e njohur Rovena Dilo që u ngjit pak çaste në skenë për të përshëndetur me këngë të pranishmit.
 
Ishte nisma e Ambasadës Gjermane për të promovuar Pilurin një nga perlat turistike të Jugut e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë e Turizmit si edhe ajo e Energjetikës. Organizatorja e festivalit Giz Albania po u zbulon pjesëmarrësve shumë mundësi të reja pushimi në këto zona të paeksploruara , për t'i paraprirë sezonit veror e nisim prezantimin nga Piluri e Kuçi qe janë përtej Himarës e Dhërmiut si zona të njohura të turizmit shprehen organizatorët.
 
Për turistët dhe vendasit Piluri. Kuçi, Vunoi, Porto Palermo e me gjerë të kujtojnë një mundësi të re pushimesh qe plazhi nuk është e vetmja zgjedhje por janë edhe sportet ne natyre shumë prej të cilave do të zhvillohen këtë të dielë dhe të hënën më 1 maj qe do te jete dhe dita e fundit e festivalit. 

[gallery]22044[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar