'Stop orkestra, stonon', Krasta
sqaron incidentin e Makashit

'Stop orkestra, stonon', Krasta<br />sqaron incidentin e Makashit<br>
Nata e parë e festivalit të 56 të festivalit në RTSH u shoqërua edhe me një incident i cili përfshiu kantautorin e njohur Redon Makashi dhe orkestrën e festivali. Këndohej dhe perfomohje live. Kur hyri në skenë Redoni, ai menjëherë ndaloi këngën dhe iu drejtua orkestrës "stop, stop orkestra, stonon". "Nuk mund të këndoj kështu". Me ndërhyrjen e Adi Krastës gjithçka është qetësuar dhe ka rinisur kënga. 

Në natën e dytë, drejtuesi i festivalit, Adi Krasta sqaroi gjithçka se ishte një problem teknik në audion e televizionit dhe jo për shkak të orkestrës. "Nuk ishte mopërthuthja e këngëtarit me orkestrën, por Redon Makashit nuk i vinte zëri në kufje, ishte një problem teknik”, tha Adi Krasta. 

Sonte zhvillohet nata finale e festivalit të 56 të RTSH, ku nga 22 konkurrentë në dy netët e para, janë kualifikuar 14, ndërsa kënga fituese do përfaqësojë Shqipërinë në "Eurosong". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat