Nga ana e tyre, prokurorët pohuan se është regjistruar procedimi ndaj Tahirit pas informacioneve të publikuara në media, ku thuhej se ish-ministri ishte përfshirë në trafik droge.
Manja: A jeni në dijeni të ndryshimeve, ku Prokuroria është organ i pavarur dhe letër-porosia a ka kaluar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë?
Osmani: Do ju vë në dijeni se mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston një marrëveshje për ekstradimin. E kemi njoftuar ministrinë, autoritetet italiane në mënyrë direkte na kanë vënë në dijeni informacione.
Manja: Keni kërkuar arrestimin e deputetit, a mendoni ju se një procedim penal i filluar më 17.10.2017 në një opinion gazete dhe lajm portalesh përbën bazën e mjaftueshme për të kërkuar ta çoni prapa dyerve të burgut deputetin?
A mendoni se në harkun kohor të 48 orëve me një shkrim gazete është baza e mjaftueshme të kërkoni arrestimin e Tahirit.
Imeraj: Pa hyrë në detaje, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për trafikim droge të kryer në bashkëpunim, ku përfshihen disa persona, mes tyre dhe Habilaj. Dalja në media dhe bërja publike e disa informacioneve, ku përfshihet ish-ministri Tahiri na shërbyen si material për të filluar procedimin ndaj Tahirit. Emri i tij u regjistrua si person nën hetim. Ne kemi pasur në hetim disa procedime dhe ju referuam dy hetimeve, atij të 2013 dhe atij të 2017.
d.c./shqiptarja.com




