Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një statusi në rrjetetet sociale, akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha në adresë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Basha u shpreh gjatë një deklarate për mediat se Rama po i bën presion prokurorëve për të shpëtuar Tahirin nga akuzat për trafik droge dhe heqja e imunitetit. 

Por Rama, duke kujtuar se atij i intereson e vërteta, qëndrim ky i shprehur që ditën kur Prokuroria i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Tahirit, shkruan se Basha ka në mendje karrigen dhe teatrin. Sipas tij, kryetarit demokrat i intereson krimi për ta përdorur për politikë, ndryshe nga objektivi i qeverisë për ta luftuar atë. 

"LB bërtit po mos harro:Unë dua TË VËRTETËN ti KARRIGEN! Unë dua DREJTËSI ti do TEATER! Unë dua LUFTE me krimin ti krimin e do për POLITIKE", shkruan Rama. 


rama
(Postimi i Ramës në Twitter)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com