Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një mbledhje në Kryeministri deputetët e PS, anëtarë të Këshillit të Mandatave dhe Imuniteteve, përpara mbledhjes ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

Në takim merr pjesë edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.  Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve pritet të nisë në orën 11:00. Ministri i Brendshëm u shpreh më herët se Prokuroria nuk ka prova bindëse kundër paraardhësit të tij, ndërsa akuzoi organin e akuzës se po përdoret politikisht. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com