Deklarata e opozitës për Saimir Tahirin ka sjellë reagimin e Elisa Spiropalit, deputetes së Partisë Socialiste. Reagimi ka qenë i ashpër dhe i drejtëpërdrejtë për opozitën.
Spiropali ka thënë se duke parë fletët e bardha të Prokurorisë së Katanias sot dhe çehret e prishura të frontit të Vjetër që rilindi pas humbjes së tepsisë, mundohem të marr me mend se kush nuk e kupton akoma këtë lojë luftash të frontit, me krimin e me kriminelët?
"Është kaq e trashë, kaq e ligë, kaq e pistë, kaq e nxituar, kaq e stërzmadhuar me piskama, klithma, kushtrime, përbetime, mallkime, sa që duhet të jesh idiot që të mos pyesësh veten: Ore ku e kanë hallin keta, kur e gjitha qenka një fletë e bardhë me dy rreshta?"
"Kësaj i thonë i zoti ta jep, tellalli s’ta leshon gjallë në botë! Prokuroria andej thotë s’kemi asgjë për këtë thagmë të padëgjuar, prokuroria këtej na ka thënë deri tani, që pret nga ajo andej që të sjellë provat, të cilat këtej s’po i shohim gjëkundi!"

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com