'Tahiri' Veliaj: E pashë nga jashtë.
Meta e mban fjalën,Kryemadhi Jo

'Tahiri' Veliaj: E pashë nga jashtë.<br />Meta e mban fjalën,Kryemadhi Jo<br /><br>
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar votimet e fundit në Këshillin Bashkiak, ku disa nga këshilltarët e LSI-së votuan pro projekteve të propozuara. Ai u shpreh se bëhet fjalë për vendime individuale të këshilltarëve të LSI-së, ndërsa theksoi se ajo që ishte jo e zakontë në këto mbledhje kishte të bënte pikërisht me mosmbajtjen e fjalës nga ana e LSI-së dhe një lloj koordinimi i grupimeve të tjera në Këshill për të bllokuar vendimmarrjen.

Në këtë sens Veliaj ka bërë edhe dallimin mes LSI-së që drejtohej nga Meta dhe asaj të tanishmes që drejtohet nga Kryemadhi. Sipas tij, Meta ishte një njeri që i qëndronte fjalës, ndryshe nga bashkëshortja e tij. Veliaj ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duke deklaruar se koalicionin e ri opozitar do ta ketë përballë. Veliaj ka komentuar edhe aktualitetin politik, zhvillimet brenda PS-së, çështjen e Saimir Tahirit për të cilën theksoi se e ka parë nga jashtë, ndërsa shtoi se ka pasur një komunikim me ish-ministrin e Brendshëm.

Pjesë nga intervista e Veliajt
Këshilltarët e LSI dhe Meta-
Ajo që është për t’u habitur është jo katër këshilltarë me ndërgjegje pozitive për qytetin që votuan dhe që janë bashkuar tani me grupin socialist, ajo që është për t’u habitur është mosmbajtja e fjalës e cila duhet ta pranojmë, nuk ndodhte në kohë të Ilir Metës. Në qoftë se Ilir Meta thoshte “po është po”, në qoftë se thoshte “jo është jo” dhe qëndronte “Po”-ja dhe “Jo”-ja siç ishin thënë në fillim. Ndërkohë fatkeqësisht nuk ka vazhduar kështu dhe…

Me zonjën Kryemadhi?
Kemi dakordësuar, po për të vazhduar punët në Tiranë. Në momentin që është zbuluar që një anëtar i këshillit ka qenë sëmurë ose ka qenë jashtë Shqipërie për një nevojë, menjëherë “Po”-ja është bërë “Jo” sepse është parë si një moment oportun për të rrëzuar Kryetarin e Bashkisë.

Kjo nuk është bashkia ime, kjo nuk është zyra ime, është zyra e qytetarëve të Tiranës. Nga kjo zyrë sigurisht merren vendime, por kjo të paktën për mijëra fëmijë që kanë hyrë në këtë zyrë vetëm gjatë periudhës së festave kanë kuptuar që ky është ambienti më i hapur i këtij qyteti kur vjen puna për të mirën e këtij qyteti.

Kështu që të sabotosh këtë zyrë nuk është sabotim ndaj meje, është sabotim ndaj punës që po ecën në Tiranë. Megjithatë unë e mirëkuptoj. Janë në një situatë të re politike, nuk mbaj mëri, thjesht do të preferoja “fair play”. Me Ilir Metën kishte “fair play” kur drejtonte partinë, “Po”-ja ishte “Po”, “Jo”-ja ishte “Jo”.

Koalicioni dhe rikandidimi- Jam i përgatitur të shkoj në një fushatë me koalicionin opozitar përballë dhe sa të kem unë fuqi, sa të kem unë energji dhe sa të kem unë vendimmarrje, fryma e fushatës sonë do të jetë vetëm pozitive për qytetin. Unë nuk mbaj asnjë mëri, dua vetëm që Tiranës t’i shkojë puna mbarë siç i ka shkuar deri tani. Pra jam shumë i qartë kë kam përballë dhe që do i kem të gjithë përballë në këtë betejë dhe siç thashë, nuk është punë partish, kjo është punë mentalitetesh.

Pra një mentalitet që nuk do të bëhet asgjë, as të kalojë buxheti i Tiranës, as të kalojë Reforma në Drejtësi, as të kalojë buxheti i qeverisë, as të kalojnë projektet e mëdha, as të bëhen shkollat dhe një grup tjetër që thotë, ore do t’i bëjmë të gjitha këto se kemi humbur shumë kohë, nuk kemi më kohë për të humbur, duhet t’i fusim të pestin. Kështu që për këtë jam i qartë dhe jam i qetë. Kështu që për një vit e gjysmë do të jem në fushatë me të gjithë ata që duan që Tirana të ecë përpara dhe që besoj është përtej Partisë Socialiste i gjithë koalicioni i qytetarëve që do që Tiranës t’i venë punët mbarë. 

A ka pasur një heshtje miratuese nga ju, pas asaj që i ndodhi Saimir Tahirit?
Aspak! Unë jam shkëputur nga puna e qeverisë që para dy vjet e gjysmë dhe gjithë kontaktet që kam pasur me deputetët kanë qenë për çështje të zonës, përfshirë edhe Saimirin, për çështje të Kombinatit, për investimet aty dhe kryetarët e bashkive nuk marrin pjesë as në mbledhje të grupit. Në mbledhje të kryesisë, dy herë mbaj mend kam qenë edhe jashtë me shërbim për takuar kolegë, pra kam qenë komplet i papërfshirë në këto debate dhe diskutime. Kësisoj, edhe disa herë me thënë të drejtën edhe i painformuar.

Një pjesë të madhe të gjërave i kam marrë nga media, por unë besoj që për të gjithë këto gjëra, drejtësia është akoma duke kërkuar të vërtetën dhe besoj që çdo lloj spekulimi me gjëra të paprovuara shton këtë dozën e dyshimit e mosbesimit në Shqipëri, ku ne i kemi gjërat më shumë me “më the, të thashë”, sesa me gjëra të provuara. Në këtë sens, e kam parë thuajse si çdo qytetar, nga jashtë, pa ndonjë informacion të veçantë nga mbledhjet e partisë apo grupit ku unë s’jam pjesë.

Nejse, por ju s’mund të thoni se e keni parë këtë nga jashtë, duke qenë vetë një ndër eksponentët kryesorë të mazhorancës. Me vetë Saimirin, keni komunikuar?
Kam komunikuar. Për një solidaritet njerëzor. Kaq!  Top Story

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës