TIRANË- Është hapur në hollin e Kryeministrisë ekspozita “Takim botësh” kushtuar periudhës së Princ Vidit. Ashtu siç tregoi Artan Lame, një prej personave që është përkujdesur për përgatitjen e kësaj ekspozite, ajo është mbushur me fotografi dhe objekte autentike historike të periudhës së Princ Vidit.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo ekspozitë të natyrës historike do të pasohet me të tjera. Kryeministri Rama tha se gjatë historisë ka shumë detaje që janë fshehur dhe kjo ekspozitë është një mundësi e mirë për hedhjen dritë edhe për fakte të panjohura të historisë tonë.
“Steoriotipet e dikurshme vazhdojnë ta shënjojnë Shqipërinë herë këtu e herë atje, si atëherë, vendin aspak elegant përballë princit me sqimë, apo që fshehin me apo pa dashje fajësish apo pafajësish detaje të saj; si për shembull fjalët e një komandanti të ushtrisë osmane, që pavarësisht se ushtria tërhiqej ai qëndronte për mbrojtjen e Shkodrës duke thënë: “Shkodra është fati ynë ose varri ynë, por jo turpi ynë", tha ai.
Gjithashtu, Rama tha se godina e Kryeministrisë duhet të përdoret përveç se për çështje politike edhe për promovimin e arit dhe të kulturës së vendit tonë.
"Ne hapëm këtë derë për të mos e mbyllur me këtë ekspozitë, por për ta hapur herë pas here dhe për ta ndarë këtë hapësirë me ju dhe me publikun në vijim, për të prezantuar gjëra me vlerë, gjëra që meritojnë vëmendje dhe që meritojnë respekt. Dhe pse jo që meritojnë edhe autoritetin e kësaj godine, për t’u vënë në qendër të një vëmendjeje që sot, fatkeqësish, përqendrohet te kjo godinë apo te këto godina, vetëm për shkak të politikës dhe aspak, gjendet rëndom e shpërqendruar mbi gjërat që vërtetë vlejnë në kulturë, në art dhe në përpjekjen e brendshme të shoqërisë për të reflektuar dhe për të gjetur të vërtetat alternative, nga ato të vërteta që mundohet t’i imponojë politika dhe që rëndom, edhe kur qëllojnë të jenë të vërteta i bën të duken të pavërteta", vijoi kryeministrti.
“Kjo është vetëm e para e një rrugë të hapur mes nesh këtu në këtë godinë dhe jashtë kësaj”,- tha Rama.
Në çeljen e ekspozitës ishin të pranishëm deputetë, personalitete dhe diplomatë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56
-
Libri, fakte të reja në 'Të rënët e Luftës së II Botërore'! 28 mijë dëshmorë? Studimi me shifra të reja! Rama: Historinë e shkruan fitimtarët! Nika: Koha që historia të shkruhet pa emocione e censurë
29 Nëntor, 15:30
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025! Më pas 'digjet'
29 Nëntor, 15:28
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46