'Tallet' Eduart Ndocaj:Mogerini një
parazite dhe komuniste italiane

'Tallet' Eduart Ndocaj:Mogerini një<br />parazite dhe komuniste italiane<br>
Ish-deputeti Eduart Ndocaj nuk është pajtuar me deklaratën e Mogerinit lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë.

Ndocaj ka shkruar se kjo është tallja e radhës e një funksionare të lartë të BE-së, ose ndryshe e quan parzite e shoqërisë italiane e njohur ndryshe një politikane komuniste.

Nuk lë pa përmendur as Edi Ramën ku shkruan se ai është i lavdishmi në krye të luftës kundër drogës ndërkohë që institucionet italiane të drejtësisë implikojnë Saimir Tahirin në trafik droge.

Ndocaj përpiqet të ironizoj me Mogerinin dhe Edi Ramën ndërkohë statusi i tij ka 100 gabime gramatikore madje ka zgjedhur edhe disa rreshta nga Gjergj Fishta.

Statusi i Eduart Ndocaj:

Mogherini na don shum ‘

Po, kjo eshte tallja e rralles e funksionares se larte te BE zonjes Federica Mogherini, parazite e shoqeris e italiane e njohur tashme si politikane e ekstremit komunist.

Me deklaratat e saj befasuese e plot karshillek ndaj Edi Rames na thote se ‘ Qeveria shqiptare me ne krye te lavdishmin Rama ka dhene prova te forta ne lufte kunder droges.

 ne nje kohe ku nga vete institucionet italiane te drejtesis po deshmohet implikimi i ish ministrit rambo Tahiri si koka e trafikimit te droges ne bashkepunim me kreret e lart te policis ne sherbim te narko trafikanteve.

O kjo shoqja Mogherini po na shet kekun per byrekun.

U mbushen kater vite qe shqiptaret e pan se u shkanabizue Lazarati e nga ana tjeter u kanabizue i gjithe teritori shqiptar dhe ky shoku Rama jo vetem qe nuk e luftoj kete fenomen kriminal por u ba suport i fuqishem mbeshtetes sa edhe mushkonjat jua kishin zili avionave transportin e droges.

E mesa shifet ky mall plot efekt ka arrit per konsum deri tek Mogherini ne Bruksel prandaj ajo sdi as qa flet.

Kur ngjon kete sorosiane komuniste ska si mos te na kujtohet Fishta dhe fjalet e arta te tij.

Uh Europe, ti kurva e motit,

qe i ra mohit beses se Zotit,,,

kur te heshte prej ligshtie

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave