'Tallet' trajneri italian: Shqipëria
luajti vetëm 30 sekonda, më pas...

'Tallet' trajneri italian: Shqipëria<br />luajti vetëm 30 sekonda, më pas...
Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Ventura pas fitores u shpreh se Shqipëria bëri shumë pak për të rrezikuar ekipin e tij.
 
Në fillim të ndeshjes kishim dëshirë për të treguar veten më shumë se sa duhet dhe kishte shumë vëmendje ndaj nesh.
 
Nuk kishte rrjedhshmërinë e duhur, por duhet theksuar se pas 30 sekondave të para nuk kishte më asnjë gjuajtje drejt portierit Buffon.
 
Pjesa e dytë ishte më e mirë në planin e mentalitetit të lojës
" deklaroi ai.
 
Mesfushori i ekipit italian, Marco Verrati pas ndeshjes me Shqipërinë u shpreh se nuk ishte e lehtë, por e menaxhuam me kujdes 90'.
 
"Nuk ishte ndeshje e lehtë, Shqipëria ka një ekip shumë të mirë dhe na vendosi në vështirësi në disa raste, por e menaxhuam mirë sfidën dhe arritëm që të fitonim" deklaroi ai.
 
Ndërsa sulmuesi italian që shënoi golin e dytë për Italinë, Imobile u shpreh pas ndeshjes se "Ishte e çuditshme mënyra si erdhi topi te unë, e godita dhe shënova. Është një fitore e rëndësishme" u shpreh ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë