Këto mesazhe janë përdorur një ditë më parë nga prokuroria në gjykatë si provë material për akuzën e përndjekjes ndaj Lilës për të cilin u caktua masa e sigurisë arrest me burg.
32 vjeçari u vu në akuzë edhe për armëmbajtje pa leje, armë të cilën policia ja gjeti në makinë pas debatit që ai pati me Luana Vjollcën dhe të dashurin e saj Krenar Cocaj më 12 Prill në zonën e unazës së re.
Referuar statistikave të gjykatës dhe policisë së Tiranës përndjekja është kthyer në një fenomen shqetësues, ku në polici cdo ditë depozitohen 4 kallëzime të tilla ndërsa në 4 muaj gjykata ka dënuar 18 shtetas për këtë vepër penale.
Sipas vendimeve gjyqësore përndjekjet kryhen nga persona kryesisht me probleme të theksuara mendore ndërsa një pjesë e tyre bëhen dhe nga ish partnerët që pasi ndahen nuk pranojnë prishjen e lidhjeve apo divorcit.
dy.b/shqiptarja.com