Elon Musk ka reaguar për rikthimin e Jensen Huang në pozicionin e CEO-s së NVIDIA-s, vetëm 9 ditë pas largimit të tij.

“Gabimi është korrigjuar”, shkroi Musk në X, duke ripostuar njoftimin në lidhje me rikthimin e Huang në drejtimin e gjigantit amerikan të teknologjisë.

Në njoftimin e saj, kompania tha se Bordi i Drejtorëve ka riafirmuar Jensen Huang si kryetar, drejtor ekzekutiv dhe anëtar të Bordit të Drejtorëve.

Kthimi i Huang, u shoqërua me një rritje të fortë të aksioneve të NVIDIA, me investitorët që reaguan pozitivisht ndaj vendimit.


Lajmi kryesor:

U largua mes skandaleve, Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s: Jam i nderuar që drejtoj një nga kompanitë më të rëndësishme të teknologjisë në botë! Trump: Vendim i drejtë dhe i përshatshëm