'Territori', Çuçi: Konsolidim fiskal
Cani: Decentralizimi brenda 2015

TIRANE - Ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, kreu i komisionit të posaçëm të reformës territoriale, Bashkim Fino si dhe përfaqësues të USAID-it zhvilluan sot një tryezë të përbashkët me temë Reforma territoriale dhe decentralizimi fiskal.
 
Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi tha se decentralzimi fiskal është mjaft i rëndësishëm pas miratimit të ndarjes së re territoriale me 61 bashki, ndërsa shtoi se vendi ynë tashmë e ka eksperiencën dhe mbështetjen e duhur të ndërkombëtarëve për të arritur në konsolidimin fiskal.
 
“E shikojmë fazën e rishikimit me gjënë më të rëndësishme, decentralizimi fiskal. Kemi bërë shumë ndryshime këto vite dhe tashmë kemi eksperiencë për të konsoliduar modelin fiskal. Kjo është tryeza e duhur për të hedhur piketat e duhura për decentralizimin fiskal. Ne kemi filluar të sqarojmë dhe evidentojmë piketat ku do të fokusohemi për qeverisjen vendore. Unë mendoj se është bërë një punë shumë e mirë falë mbështetjes së USAID, dhe për ta çuar pastaj në një akt ligjor të mëvonshëm. Dhe duke parë të dy platformat, atë nga ekspertët e USAID dhe atë të qeverisë, unë mendoj se kemi shumë pika të përbashkëta.” theksoi Çuçi

cuci
(Në foto: Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi)
 
Cani: Decentralizimi fiskal brenda 2015
Nga ana tjetër, Ministri i Financave Cani, teksa ritheksoi nevojën për decentralizimin fiskal, tha se qeveria beson se kjo do të realizohet brenda vitit 2015. Cani nënvizoi se me këtë decentralizimi fiskal, shumë nga problemet ekzistuese, nuk do të jenë më kosto për qeverinë dhe shtetin shqiptar.
 
“Këtu jemi për të diskutuar konkretisht për çështjet fiskale të kësaj reforme, dhe ne na mbetet që të theksojmë faktin e vendosmërisë sonë drejt decentralizimit. Dua të përmend dy tre elementë të saj. Kjo reformë ka pasur angazhimin e të gjithë popullsisë, dhe në 22 vite besoj të gjithë biem dakord se të gjithë e kemi kërkuar. Duke pasur mbështetjen e shoqërisë shqiptare dua t’i falenderoj. Kuptohet se e gjithë kjo reformë pati si bazë efektshmërinë financiare dhe e vërteta është se janë krijuar probleme. Për shembull pushteti lokal, gjysma e të ardhurave nuk realizohet, dhe vetë fragmentizimi i pushtetit lokal prodhonte jo vetëm kosto, por edhe qytetarit nuk i shkonte shërbimi në formën e duhur. Po ashtu edhe taksa e pasurisë, është një tjetër taksë që nuk mblidhet as në gjysmën e saj dhe ne shumë shpejt do të krijojmë një reformë, një kadastër fiskale. Dhe shumë shpejt ne do të përpiqemi ta realizojmë dhe besoj se viti 2015 e kap. Po ashtu edhe paketën fiskale e kapim brenda 2015.” tha ministri Cani

cani
(Në foto: Ministri i Financave Shkëlqim Cani)

Fino: Harta e re s'ka vlerë pa ndryshimin e ligjit për organizimin e pushtetit vendor
Ndërkohë nga ana e tij, kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Bashkim Fino tha se ndarja e re e vendit nuk ka vlerë pa ndryshimin e e ligjit për organizimin e pushtetit vendor. Kjo pasi sipas tij pushteti vendor nuk realizon kompetencat e caktuara pikërisht nga ky ligjt, ndërsa shtoi se procesi i decentralizimit fiskal është një e mirë si për të majtët ashtu edhe për të djathtët.
 
Në këtë kuadër, Fino tha se u ka kërkuar edhe kolegëve të opozitës që të bëhen pjesë e ndarjes së re territoriale të vendit, duke nënvizuar se qeveria u prezantua me 5 variante për t’i diskutuar.
 
“Reforma territoriale ishte një reformë historike dhe me ligijn në fuqi kemi 61 bashki të mëdha, dhe do të duhet të merremi brenda këtij viti me ligjin për organizimin e pushtetit vendor. Kjo do të thotë se ky ligj do të duhet të shihet me përparësi, sepse nuk do të ketë vlerë ndarja e re territoriale nëse nuk i japim një dimension tjetër me ndryshimin e ligjit. Dikush mund të thotë se ky ligj është shumë i mirë por duhet parë se çfarë kompetencash kanë organet e pushtetit vendor dhe se sa po i realizojnë ato. Prandaj është e nevojshme procesi i decentralizimit. Ligji i ri që do të vijë së shpejti në Kuvend do të thotë se nuk do të kemi 385 kryetarë komunash e bashkish por vetëm 61. Urgjentisht duhet bërë ky ligj, pasi ne jemi më afër njerëzve dhe kërkojmë decentralizim pasi është e domosdoshme pasi nuk ka vlerë pa këtë ligj reforma e ndarjes së re territoriale. Ka ardhur koha që këto kryetar bashkie që janë dhe ata që do të vijnë të kenë një ligj të financave lokale. Nëse do të kemi një ligj financiar tonin absolutisht do të jemi më të konsoliduar. Prandaj nuk mund të ecet përpara pa një rakordim të tillë. Decentralizimi nuk ka lidhje me politikën e duan të majtët e të djathtët pasi përndryshe do të ketë një luftë të vazhdueshme mes palëve. Këtë u kam thënë edhe PD sepse ne nuk erdhëm me një variant por me 5 të tillë.” tha Fino

bashkim fino
(Në foto: Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Bashkim Fino)

Duke shtuar më tej, ai nënvizoi se një nga synimet e qeverisë, falë decentralzimit është edhe rritja e GDP lokale, çka sipas tij edhe në vendet e tjera të rajonit është më e lartë se në Shqipëri.
 
“Nëse ju dhe qeveria jonë, marrim 2.1% të GDP lokale në rajon është dy ose tre herë më e madhe. Prandaj dua të them a ka mundësi të rrisim këtë GDP lokale dhe kjo për ne do të ishte arritje.” u shpreh Fino

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë